LAJMI I FUNDIT:

Përfundon e qetë protesta në Deçan

Përfundon e qetë protesta në Deçan

Policia e Kosovës në zonën e Drejtorisë Rajonale të Pejës është informuar se sot nga ora 12:00 deri në orën 13:00 në qytetin e Deçanit do të ketë një protestë masive paqësore të cilën e organizon vetë komuna e në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e ‘kontestuara’ ‘Apiko’ kompleksin ‘Iliria’, dhe kompleksit më atraktiv të Deçanit atë të Pushimores së fëmijëve ‘Pishat e Deçanit’.

Protesta ishte paralajmëruar se do të jetë e qetë dhe do të ketë një marsh paqësor nga unaza rrethore në qendër të Deçanit, duke marshuar deri te rruga ’Elez Geci’, ‘Maxhun Berisha’ deri në të dalë të rrugës Deçan – Pejë.


Sipas Policisë protesta ka filluar sipas planit nga organizatorët, në orën 12 dhe ka përfunduar në orën 13 dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk është regjistruar asnjë incident i mundshëm nga ana e protestuesve.

“Pjesëmarrja e qytetarëve në ketë protestë ishte me një numër të konsiderueshëm më e madhe se sa protestat e herëve tjera që janë mbajtur në ketë komunë për të kundërshtuar vendimet lidhur pronat e kontestuara”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori