LAJMI I FUNDIT:

Përfundojnë gërmimet në veri të Mitrovicës – dyshohej për mbetje mortore të një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit

Përfundojnë gërmimet në veri të Mitrovicës – dyshohej për mbetje mortore të një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit

E plotësuar: Janë ndërprerë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në vend, te varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës pasi nuk ka ndonjë gjetje.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin kryetari i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Çerkini.


Sipas tij, nga këto gërmime të cilat filluan në orët e mëngjesit, nuk ka pasur ndonjë gjetje të ndonjë mbetje mortore.

“Janë ndërprerë gërmimet, pasi nuk ka gjetje të ndonjë mbetjeje mortore”, tha shkurt Çerkini.

Sot kanë rifilluar gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në vend, te varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.

Kryetari i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Çerkini në një deklaratë për Telegrafin tha se informacionin për dyshimin e një trupi në këtë zonë e kanë marrë nga një person i cili sot është gjallë.

Sipas tij, dyshimi për mbetje mortore në këtë pjesë është për një person i cili është ekzekutuar te “Ura e Gjakut”, në Mitrovicë gjatë luftës dhe është sjellë këtu nga tre persona të tjerë.

“Një informacion që e ka shoqata ‘Zëri i Prindërve’, personi është ekzekutuar te ‘Ura e Gjakut’ dhe është sjellë nga dy ashkali dhe një polic, i cili është i gjallë në Zveçan. Ai ka tregu se këtu është sjell një trup i pajetë, në të cilën sot po gërmohet. Kjo informatë është që pesë vjet”, ka thënë ai.

Çerkini po ashtu tregoi se në këtë zonë janë edhe 12 persona të dyshuar si të zhdukur.

“Janë diku edhe 12 të dyshuar edhe me skica e të tjera. Këta urdhrin e kanë marr për një trup edhe pse këtu ka edhe të tjerë të dyshuar”, u shpreh ai.

Çerkini po ashtu tha se nuk ka organizim të mirë për gjetjen e personave të zhdukur.

“Donin ta lenin punën pas dy ore pune që bën sot, mirëpo me insistimin tim ata vazhduan me gërmimet, pasi iu thash që kanali është i gjatë 8 metra, në kanal ështtë gju e aty ka pas ujë. Delegacioni i Beogradit shkoi me arsyen se s’ka kurrgjo. Këto varreza të myslimanëve edhe në pjesën e sipërme dhe të ulët janë diku 12 të pagjetur. Mjerisht tek ne shkon asisoj që ndërpriten punët, pasi nuk ka organizim. S’ka as Komision Qeveritar, as kurrgjo”, theksoi ai.

Rifillojnë gërmimet për të pagjeturit në veri të Mitrovicës
Lexo po ashtu Rifillojnë gërmimet për të pagjeturit në veri të Mitrovicës

Ndërsa, udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara për Telegrafin tha se sot te varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës janë duke gërmuar për një mbetje mortore të një personi të zhdukur.

Siç tha Gara, në vitin 2020 në katër lokacione të kësaj hapësire janë zhvarrosur të paktën gjashtë mbetje mortore të luftës së fundit në vend.

“Ky është rifillim ose vazhdim i punimeve për shkak se lokacioni i varrezave myslimane këtu në Mitrovicë është një prej lokacioneve që është trajtuar me prioritet edhe vitin e kaluar. Gjatë vitit 2020 nga katër lokacione brenda kësaj hapësire janë zhvarrosur mbetje mortore të paktën të gjashtë viktimave të luftës. Sot ky rast është me kërkesë të shoqatës, ku dyshohet për një trup të pajetë dhe deri më tani ende nuk ka një gjetje, por sigurisht që do të vazhdohet në përpjekje për më tutje. Këtë lokacion do ta shqyrtojmë sërish…”, u shpreh Gara.

Ndërkaq, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës Faruk Mujka, ka thënë se dy ditë gërmime për gjashtë muaj është e pamjaftueshme, pasi siç tha ai çështja e të pagjeturve të luftës së fundit në Kosovë është e një rëndësie të veçantë.

“Kjo është mbi bazën e kërkesave të shumta që të fillojë gërmimi te varrezat myslimane pasi i kanë disa harta nën dyshimin e 12 trupave të varrosura këtu. Gjatë këtyre gjashtë muajve kemi pas vetëm dy gërmime, e kjo është e pamjaftueshme. Kërkoj nga institucionet tona që ta rrisin dinamikën e kërkimeve”, ka thënë Mujka.

Ndryshe, pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.

Ndriçimi i fatit të personave të zhdukur është një nga pikat e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e cila është nënshkruar më 4 shtator në Uashington nga kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Çështja e të zhdukurve është gjithashtu në agjendën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori