LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi në burg për shkak të komenteve në rrjetin social, adoleshentin nga Kamboxhia që vuan nga autizmi mund ta vizitojë vetëm avokati

Përfundoi në burg për shkak të komenteve në rrjetin social, adoleshentin nga Kamboxhia që vuan nga autizmi mund ta vizitojë vetëm avokati

Një djalosh nga Kamboxhia që vuan nga autizmi, i identifikuar si Kak Sovann Chhay, 16-vjeç, u arrestua në qershor për shkak të një komenti në Telegram.

Siç raporton BBC, ai ka shkruar një tekst me të cilin i ofendoi zyrtarët e partisë në pushtet, transmeton Telegrafi.

Sipas familjes së tij, ai mezi arriti t’i thotë disa fjalë derisa mbushi 9-vjet. Në shkollë në qytetin Phnom Penhu të Kamboxhias, fëmijët e tjerë e përqeshnin, e gjatë pushimit pastronte oborrin e shkollës për t’i kaluar koha më shpejtë.

“Kur flet me ne, mezi e thotë ndonjë fjalë. Kur vjen koha e ushqimit, zbret e ha ushqimin dhe menjëherë kthehet në dhomën e vet”, thotë e ëma Prum Chanta, ndryshe aktiviste për të drejtat e njeriut.

Pavarësisht që një kohë të gjatë nuk foli, iu “mbjell” një frikë ndaj politikës dhe historisë së Kamboxhias, që nuk është për t’u befasuar duke marrë parasysh historinë e familjes së tij.

Babai i tij, Kak Komphear, që aktualisht është në burg, ishte anëtar i partisë nacionale të shpëtimit në Kamboxhia (CNRP), parti opozitare që tashmë i është ndaluar aktiviteti në këtë vend.

Komphear e merrte të birin e tij nëpër tubimet e partisë politike. Sovann Chhay e zbukuronte dhomën e gjumit me flamujt e partisë së CNRP-së, përfshirë këtu fotografitë e Xhajavarman VII, mbretit më të fuqishëm.

Megjithatë, tani dhoma e tij e gjumit është qelia e burgut të cilën e ndanë me 20 persona tjerë. Familjen e tij nuk e ka parë për afro tre muaj.

Ai u arrestua pasi u grind përmes mesazheve në grup në aplikacionin Telegram. Përmbajtja e bisedave nuk është edhe aq e qartë, por Chhanta thotë se djali i saj u nervozua dhe reagoi kur një anëtar i grupit që mbështet partinë që është në pushtet e thirri bashkëshortin e saj tradhtar.

Një burrë nga Kamboxhia që jeton në Kanada, u dorëzoi mesazhet autoritetet – kështu të paktën pretendon avokati i adoleshentit.

Një orë më vonë rreth 20 policë rrethuan shtëpinë e familjes së tij, disa me kallashnikovë. Gjashtë policë u futën në shtëpi pa mandat për bastisje, adoleshentin e prangosën dhe e futën në veturë.

16-vjeçari akuzohet për fyerje të kreut të qeverisë dhe zyrtarëve publikë dhe rrezikohet të dënohet me dy vite burgim. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ishte cak i autoriteteve.

Ai u arrestua në tetor pasi u ngjit në ish-selinë e braktisur të CNRP-së, për të mbledhur flamujt që i vendosi në dhomë. Dy ditë më vonë e liruan, por vetëm kur zëdhënësi i qeverisë tha se ai kishte kërkuar publikisht falje.

Në prill u pranua në spital për shkak të çarjes së kafkës pasi dy burra e goditën me tullë në kokë. Sulmuesin asnjëherë nuk u kapën, por sulmi ishte i ngjashëm me atë që u kishin ndodhur pjesëtarëve të partive opozitare.

Babai i tij është në mesin e 150 anëtarëve të partisë opozitare që po gjykohet me dyer te mbyllura. Chanta, e cila ka protestuar për lirimin opozitës përfshirë këtu bashkëshortin, beson se djali i saj është në cak pasi që prindërit e tij janë kritikë të partisë në pushtet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori