LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Foto: Ilustrim/Arkiv

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Brajram Krasniqi.


“Në ora 14:40, në autostradë kilometri i 20 nga Vërmica në drejtim të Prishtinës, është lajmëruar se një veturë është përfshirë nga zjarri”, ka thënë ai.

Sipas tij nuk ka të lënduar.

“Nuk ka të lënduar, policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Autostrada nuk është bllokuar”, ka thënë Krasniqi./Telegrafi/