LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësues të OAK-ut takojnë homologët nga Mali i Zi, flasin për fushat me interes të ndërsjellë  

Përfaqësues të OAK-ut takojnë homologët nga Mali i Zi, flasin për fushat me interes të ndërsjellë  

Me qëllim të njoftimit reciprok, krijimit të linjave të komunikimit mes tyre e ndërlidhjen dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës u takuan me Odën Ekonomike të Malit të Zi, në Podgoricë.

Me këtë rast, kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi, falënderoi për pritjen dhe uroi Nina Drakiq për përzgjedhjen e saj si presidente e Odës Ekonomike të Malit të Zi, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë mes të të dy odave në fushat me interes reciprok.

Në kuadër të këtij takimi njoftues, palët u dakorduan për organizime e aktivitete të përbashkëta me qëllim të ndërlidhjes së bashkëpunimit mes bizneseve që të dy odat përfaqësojnë, si dhe implementimin e ideve dhe projekteve konkrete në këtë drejtim në mënyrë që të kemi një bashkëpunim më të madh me vendet në rajon.

Presidentja Drakiq falënderoi Kryetarin Krasniqi dhe përfaqësuesit e OAK-së për vizitën, dhe uroi që ky takim të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit të ngushtë mes të të dy odave. /Telegrafi/