LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësues të ARS dhe FRA biseduan për gjendjen e të rinjve në Maqedoni

Përfaqësues të ARS dhe FRA biseduan për gjendjen e të rinjve në Maqedoni

Për gjendjen aktuale lidhur me të rinjtë në Maqedoni kanë biseduar sot në takim drejtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport, Darko Kaevski dhe përfaqësues të Forumit Rinor Arsimor (FRA), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dona Kosturanova, drejtor ekzekutiv i FRA e ka prezantuar projektin ‘Vëzhgim dhe avancim i punës së ARS-ës’ qëllimi i së cilës është të hulumtohet puna e deritanishme e FRA dhe të jepen orientime për funksionalitet të këtij institucioni.


Siç informon FRA, Kaevski ka theksuar se Agjencia do të jetë e hapur për informacione, për kontroll të punës së deritanishme dhe përmirësimin e bashkëpunimit me organizatat rinore, njofton AIM.

Ai më tej ka shtuar se në Butel, për vitin e ardhshëm, planifikohen më shumë mjete për të rinjtë dhe se së bashku me organizatat rinore dhe trupa përfaqësues të të rinjve do të vazhdojnë projektet të cilat realisht do ta përmirësojnë jetën e njerëzve të rinj dhe do ta pengojnë braktisjen e vendit të tyre. /Telegrafi/