Përfaqësimi i Europës Juglindore nga Jona Devolli në Samitin e Ndërmarrësve të Rinj në Gjerman

Jona Devolli, një emër tashmë i njohur në arenën e biznesit në Europën Juglindore, ka marrë pjesë në Samitin e Ndermarresve të Rinj që u mbajt së fundmi në kryeqytetin gjerman, Berlin. Ky samit prestigjioz u organizua nga një organizatë e dedikuar për të mbështetur dhe promovuar sipërmarrjen e re në mbarë botën, e cila udhëhiqet nga Sarna Rosser. Samiti mblodhi së bashku një sërë ekspertësh dhe liderësh të biznesit, të tillë si Jens Bergmann nga Vorstand DB Netz AG, Sebastian Thieme nga KPMG AG, Toan Ngyen, një miliarder nga Vietnami dhe bashkë-themelues i Asienbrücke e.V., Tenngelman Group & Binz Partner, si dhe shumë biznesmen të tjerë duke përfshirë edhe emra të njohur në fushën e politikës si Jorg Kukies etj. Gjatë këtij eventi, të pranishmit patën mundësinë të diskutonin tendencat e reja, sfidat dhe mundësitë në botën e sipërmarrjes, duke shkëmbyer njëkohësisht përvoja dhe ide.

Në fjalën e saj në podium, zonja Devolli bëri bashkëpunim me Toan Ngyen (Hong Ngoc Group) aus Vietnam I, duke diskutuar për rëndësinë e inovacionit dhe qasjes ndërkombëtare në biznes. Ajo theksoi se si përkushtimi ndaj cilësisë dhe ndërtimi i marrëdhënieve të forta ndërkombëtare janë çelësat për suksesin e një ndërmarrjeje në një treg global gjithnjë e më të ndërlikuar dhe konkurrues. Pjesëmarrja e Jonës në këtë samit është një tregues i qartë i vëmendjes së madhe që Devolli Group ka tërhequr në arenën ndërkombëtare, si dhe një dëshmi e aftësive dhe biznesit të suksesshëm që ky grup ka zhvilluar në vitet e fundit.





















































