LAJMI I FUNDIT:

Përdoruesi në TikTok publikon momentin kur një pikë karburanti mbulohet prej ‘miliona’ insekteve

Përdoruesi në TikTok publikon momentin kur një pikë karburanti mbulohet prej ‘miliona’ insekteve

Pamjet ‘tronditëse’ tregojnë një stacion benzine të zhytur në një tufë ‘miliona’ insektesh, derisa dëshmitarët thonë se ishte e “pamundur të mbushje makinën me gaz”

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në video, që u ngarkua në TikTok nga përdoruesi @_ty.leo më 4 korrik, garazhi ishte përfshirë nga masa e insekteve fluturuese, që kanë mbuluar pothuajse çdo pjesë të hapësirës.


Dera e garazhës ka mijëra të insekteve të cilat janë të ngjitura, dhe brenda ato zvarriten rreth dyshemesë.

Jashtë, skenat janë edhe më apokaliptike, derisa një fëmijë i vogël hap krahët në grumbullin e insekteve, nga ku të tjerat mbulojnë dyshemenë ku ai po qëndron.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam parë kaq shumë insekte”, ka shkruar person i cili ngarkoi videon në TikTok.

Njerëzit sugjeruan se insektet fluturuese mund të ishin ‘miza-peshku’ (të njohura si ‘mayflies’) të cilat janë të zakonshme në shtetin e Michigan në SHBA. /Telegrafi/

@_ty.leoNever in my life have I ever saw this many bugs ! Couldn’t even pump gas 😂 ##fyp##foryou ##bugs ##lakelife♬ original sound – _ty.leo