LAJMI I FUNDIT:

Përdorues kosovar të Android, KUJDES: Një virus mund t’i vjedh paratë dhe informatat tuaja nga Facebook, WhatsApp, Instagram, Gmail, etj!

Përdorues kosovar të Android, KUJDES: Një virus mund t’i vjedh paratë dhe informatat tuaja nga Facebook, WhatsApp, Instagram, Gmail, etj!

Një virus shumë dëmtues mund të marrë informacionet tuaja personale nga telefoni juaj mobil, pa u vërejtur aspak nga ju si përdorues i telefonave mobil.

Acecard Trojan ka në cak informatat nga shumë aplikacione që i kemi ne të gjithë në telefonat tonë që bazohen në sistemin operativ Android.


Aktualisht, ky lloj i virusit përshkruhet si njëri ndër trojanët më të rrezikshëm për sektorin bankar. Të paktën kështu e cilëson kompania e anti-viruseve Kaspersky Lab.

Acecard përdor faqen e login’it për shumicën e aplikacioneve të bankave dhe rrjeteve sociale në Android, e më pas e fsheh këtë faqe me komandat e saj që duken identike me ato që ne i shohim në faqet e login.

“Virusi ka një mbulesë pikërisht në vendin ku ju e shkruani emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin,” tha Jeremy Montieth, Drejtor i IT-së në Bankën Kombëtare Amarillo Bankën Kombëtare.

“Në parim, virusi kap këtë informacion dhe e përdor atë për të parë çdo gjë që ju shikoni në një aplikacion të caktuar.”

Virusi mund të anashkalojë masat e sigurisë në Google Play Store dhe ka prekur rreth 50 aplikacione financiare dhe bankare.

Kaspersky ka raportuar disa nga aplikacionet që Acecard mund t’i përdor për të sulmuar:

WhatsApp, Viber, Instagram, Skype

Facebook, Twitter

Gmail

Aplikacionin mobil të PayPal

Google Play dhe Google Music

Pasi Acecard  ta mësojë emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin, i njëjti mund të shikojë deklarimet tuaja bankare dhe të përdor këtë informacion për të kërkuar të dhënat tuaja shumë personale.

Edhepse nuk ka asnjë mënyrë e garantuar për të bllokuar sulmet nga ky virus, ka disa hapa që përdoruesit e Android mund të përdorin për të mbrojtur telefonat e tyre:

Instaloni një firewall ose anti-virus në telefonin tuaj

Vazhdimisht përditësoni aplikacionet e telefonit dhe të sistemit operativ

Vendosni një kod në telefonin tuaj

Monitoroni deklarimet tuaja bankare për të kontrolluar çdo aktivitet të dyshimtë

Kontaktoni bankën tuaj, nëse deklarimet tuaja bankare janë të çrregullta