LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi për disa orë i iPhone 11 dhe i paraardhësit – këto janë gjetjet nga krahasimi i bërë

Përdorimi për disa orë i iPhone 11 dhe i paraardhësit – këto janë gjetjet nga krahasimi i bërë

Lansimi i iPhonëve të rinj nga Apple, është bërë si një fenomen kulturor, që kur u lansua iPhone i parë më 2007.

Ata janë bërë sinonim i radhëve të gjata, që gjarpërojnë përreth tërë objekteve ku kompania shet pajisjet e saj – me disa prej blerësve, që qëndrojnë tërë natën, për të pasur në dorë, pajisjen e fundit nga Apple, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa llojet e tyre përditësohen, njëjtë ndodh edhe me karakteristikat e tyre.

Kështu mund të thuhet se iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro, ofrojnë shumë më shumë përmirësime të rëndësishme se sa paraardhësit e tyre, shkruan Lisa Eadicicco që mbulon teknologjinë për Business Insider.

Në nivelin fillestar, këta iPhone të rinj do të kenë mundësi të realizojnë fotografi në kushte të ndryshme, janë të ndërtuara me xham të qëndrueshëm, duke iu mundësuar përdorueseve paqe të mendjes kur i përdorin pa mbështjellës dhe bateria e tyre pritet të zgjatë më shumë me një të ngarkuar, se sa bateritë e telefonave aktualë.

Por, janë ndoshta vetëm kaq: Telefona të rinj.

iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone Pro Max, gjithçka që duhet të dini për tre telefonat e rinj nga Apple
Lexo po ashtu iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone Pro Max, gjithçka që duhet të dini për tre telefonat e rinj nga Apple

Derisa sjellin përditësime të mirëseardhura siç është kamera që mund të fotografojë në errësirë dhe zë një kënd shumë më të gjerë, nuk duhet të presim që përvoja me to të jetë jashtëzakonisht ndryshe dhe revolucionare.

Ajo që pritet, janë përmirësimet në tiparet thelbësore që kanë më shumë rëndësi te një telefon i zgjuar, si kamera, ekrani dhe kohëzgjatja e baterisë.

Telefoni iPhone 11 fillon nga 630 euro, derisa iPhone 11 Pro nga 900 euro, iPhone 11 Pro Max me ekran shumë më të madh, do të kushtojë mbi 1,000 euro – kur të nisin porositë dhe të dalin në shitje që nga 20 shtatori.

Kalimi i disa orëve me përdorimin e iPhone 11, sjellë edhe përjetimet e para të këtij telefoni dhe gjetjet që janë bërë, tregojnë për performancën e kamerës, kohëzgjatjen e baterisë dhe mundësitë tjera që ofron.

Kamera ultra e gjerë, iu jep fotografëve një perspektivë tjetër

Në këta telefona të rinj të Apple, ka kamerë ultra të gjerë me lente prej 120 shkallësh, që mundëson të merren imazhe të një hapësire shumë më të madhe.

Kjo nënkupton se ju nuk duhet të grumbulloni shumë fotografi, apo të shkoni shumë hapa prapa kur doni të shkrepni fotografinë e një peizazhi.

Kjo është si një mundësi shtesë, që i bënë iPhonët e rinj gjithnjë e më të dobishëm si aparate fotografike, me qëllime të përgjithshme – është një mundësi që duhet të jetë në telefonat e rinj të Apple, që të mund të rivalizojë me telefonat e rinj si Samsung Galaxy S10.

Sistemi i tri kamerave të iPhone 11 mund të realizojnë fotografi me pamje shumë të gjerë
Lexo po ashtu Sistemi i tri kamerave të iPhone 11 mund të realizojnë fotografi me pamje shumë të gjerë

Vetëm shikoni në fotografitë e mëposhtme dhe shikoni se si funksionon kamera me kënd të gjerë në iPhone 11, krahasuar me kamerën me kënd të gjerë në iPhone 11 Pro Max.

iPhone 11

iPhone 11 Pro

iPhone 11 Pro është më i rëndë, por kjo nuk e bën më pak të pëlqyeshëm

Me 188 gramë, iPhone 11 Pro është shumë më i rëndë se shumë telefonat tjerë të zgjuar, siç është Galaxy S10 me 157 gramë, por kjo nuk është ndonjë gjë e keqe.

Trupi i rëndë i këtij iPhone, nga qelqi dhe metali që nuk ndryshket – përfshirë edhe një panel mat në zi, në pjesën prapa – i japin një hijeshi pajisjes dhe një ndjenjë se vërtetë po e mbani në duar një telefon të zgjuar që kushton njëmijë euro.

Nuk është vetëm pamja që i dallon këta telefona nga të mëparshmit –  gjë që sigurisht blerësve nuk do t’ju mjaftonte, për një çmim kaq të lartë.

Telefoni me ngjyrën e njohur si e ‘gjelbra e mesnatës’ mund të ndryshojë nuancën, varësisht nga ambienti – duket se ka ngjyrë më të hapur, kur përdoret përjashta në dritë të diellit.

Nëse keni iPhone 6 apo më të vjetër, është koha të blini një të ri - nuk është patjetër të jetë iPhone 11
Lexo po ashtu Nëse keni iPhone 6 apo më të vjetër, është koha të blini një të ri - nuk është patjetër të jetë iPhone 11

Një iPhone që kushton rreth 630 euro, do të ishte më së miri të blihej në ngjyrë të zezë, meqë është më shkëlqyese dhe e ngjashme me atë që e shohim te iPhone XR.

Ekrani është i freskët dhe i kthjellët, mirëpo shiriti në pjesën e sipërme nuk duket se do të largohet

Ky telefon i ri, ofron mundësi shumë më të mëdha kontrasti, se sa telefonat e mëparshëm, gjë që është një ndër gjërat kryesore që vërehen që në fillim të përdorimit, përcjell Telegrafi.

Në një fotografi me rezolucion të lartë, të qiellit të errët me yje që ndodhet sipër një liqeni, drita e yjeve dukej pak më e ndritshme në qiellin e errët në iPhone 11 Pro, se sa në XS Max pranë tij.

Kështu ndodhë edhe me rregullimet True Tone – që modifikon ngjyrën dhe intensitetin, në bazë të dritave të ambientit – më spikatur dukeshin në iPhone 11 Pro.

Mirëpo, shiriti i pjesës së sipërme të ekranit, që Apple ka fshehur kamerën dhe disa sensorë, mbetet aty dhe nuk është aspak e pëlqyeshme, njëjtë sikur edhe në modelin e mëparshëm.

Prodhuesit tjerë të telefonave të zgjuar, sikurse është Samsung, kanë bërë më shumë që ta pastrojnë ekranin nga kjo mbyllje dhe kanë arritur t’i fshehin pjesët e dëshirueshme, pa e mbyllur aspak tërësinë.

iPhone 11 ka të bëjë krejtësisht me kamera, kjo tregon shumë për gjendjen e industrisë së telefonave të zgjuar

Kamera është përditësimi më i dukshëm dhe më i spikatur në iPhone të fundit, për një arsye të rëndësishme: Telefonat e zgjuar janë avancuar shumë viteve të fundit, sa që kamerat janë hapësirat e pakta, ku kompanitë si Apple mund të bëjnë ndryshime të dukshme.

Telefonat e tanishëm, ofrojnë mundësi të shumta si kontrollimi i postës elektronike, shfletimi në internet, lojërat dhe redaktimi i rastësishëm i fotografive.

Me ekranet e mprehta dhe mjaft të ndritshme, mundësohet shikimi i filmave dhe fotografive me shumë kënaqësi.

Por, kamerat e telefonave të zgjuar, kanë mbetur gjithmonë prapa kamerave të dedikuara DSLR, veçanërisht në cilësinë e përgjithshme të imazhit, mundësinë e zmadhimit dhe fotografimin në errësirë.

Këto janë të gjitha hapësirat, në të cilët Apple dhe prodhuesit tjerë, kanë punuar dhe arritur shumë në vitet e fundit.

Zgjedhja ndërmjet iProne 11 dhe iPhone 11 Pro:

Nëse duhet të zgjidhni ndërmjet këtyre dy modeleve, duhet të keni parasysh prioritetet dhe buxhetin tuaj.

Ashtu sikurse edhe iPhone 11 Pro edhe në iPhone 11 mund të realizohen fotografi, me kënd ultra të gjerë.

Mirëpo, përcjell Telegrafi, në modelin Pro lenta ofron fokus më të ngushtë dhe më shumë fleksibilitet në fotografimin e portreteve, pasi mund të përdorë edhe lentën telefoto kur realizon fotografi.

Për këto arsye – si dhe përparësi të tjera si ruajtja e materialeve dhe rezolucioni i lartë – iPhone 11 Pro mund të jetë zgjidhje më e mirë për fotografët profesionistë.

Një përdorues i zakonshëm, që mjaftohet me një kamerë të mirë, bateri me kohëzgjatje të konsiderueshme dhe telefon të qëndrueshme, do të ishte më i kënaqur me një iPhone 11 që kushton më lirë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji

"Zbuloni botën e re të Inovacionit” - Tech Park Prishtina, hapja zyrtare më 12 tetor, Çavolli jep detajet

Teknologji
Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori