LAJMI I FUNDIT:

Nëse keni iPhone 6 apo më të vjetër, është koha të blini një të ri – nuk është patjetër të jetë iPhone 11

Nëse keni iPhone 6 apo më të vjetër, është koha të blini një të ri – nuk është patjetër të jetë iPhone 11

Apple e lanson nesër më 19 shtator, sistemin e ri operativ iOS13 dhe përdoruesit e iPhone 6 të prodhuar më 2014 dhe më të vjetër, mund të ndjehen se janë lënë jashtë loje. Kur të fillojë së funksionuari iOS 13, nuk do të kenë mundësi për përditësime të reja.

Vetëm iPhone 6 S i prodhuar më 2015, mund ta përditësojë sistemin e ri operativ, derisa iPhone 6 nuk mund të shkojë më larg se mundësitë që ofron iOS 12. Kjo nuk do të thotë që vet iPhone 6, është zyrtarisht i “dalë nga përdorimi”, apo edhe iPhone 5S, transmeton Telegrafi

Deri më tani, Apple e ka një listë të pajisjeve që i konsideron të “vjetruara”, për të cilat nuk ofron mbështetje zyrtare për harduer, si riparimi apo ndryshmi i baterive. Por, kjo nënkupton se të gjithë ata që kanë iPhone 6 dhe më të vjetër, mund të humbin shansin e shfrytëzimit të shumë mundësive të reja që i ofron iOS 13.

iPhone 6 nuk mund të përditësohet me sistemin e ri iOS 13

Megjithatë, Apple është shumë e kujdesshme sa i përket përditësimeve për siguri. Krahas përditësimeve të sigurisë në iOS 12, që përfunduan në korrik të vitit 2019, kompania lansoi përditësimet e sigurisë për iOS 10, që mbështesin “të vjetrin” iPhone 5, madje edhe iOS 9 për iPhone 4.

Andaj, përdoruesit e iPhone 6 dhe më të vjetër, që kanë ngelur vetëm me iOS 12, apo edhe ndonjë version më të vjetër të iOS, sërish mund të kenë mbështetje për siguri, për mbrojtje nga ndonjë dëmtim, që është lajm i mirë.

Pavarësisht nëse keni iPhone 6 apo më të vjetër, nuk është e largët t’ju rekomandohet të blini një iPhone të ri. Nuk është patjetër të blini iPhone 11 që kushton 630 apo iPhone 11 Pro që ka çmim prej 900 eurosh. Apple vazhdon ta shesë iPhone 8, që ka çmim fillestar prej 400 eurove.

Mirëpo, nëse dëshironi një telefon të zgjuar shumë më modern, atëherë iPhone XR që kushton 545 euro, do të ishte i përkryer. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Mr.Beast publikoi videon e shumëpritur për të cilën tha se do të ndryshojë rrjedhën në YouTube

Mr.Beast publikoi videon e shumëpritur për të cilën tha se do të ndryshojë rrjedhën në YouTube

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
PC tableta nga Acer

PC tableta nga Acer

Teknologji
Kalo në kategori