LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i listave të gatshme me nënshkrime të deputetëve, praktikë jo e mirë

Përdorimi i listave të gatshme me nënshkrime të deputetëve, praktikë jo e mirë

Partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të martën kishin përgatitur një listë me nënshkrimet e deputetëve nga Grupet Parlamentare të tyre, për të kërkuar një seancë të jashtëzakonshme lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës në çështjen e liberalizimit të vizave.

Mirëpo në këtë listë figuronin edhe nënshkrimet e dy deputetëve të Alternativës (ALT), Mimoza Kusari- Lila dhe Ilir Deda.


Deputetët në fjalë përdorimin e nënshkrimit të tyre e quajtën shkelje të rëndë të ligjit, ndërkaq LDK dhe VV e quajtën gabim teknik.

Për monitoruesit e Kuvendit të Kosovës, Isuf Zejna nga Demokraci Plus dhe Artan Murati nga KDI përdorimi i listave të gatshme me nënshkrime të deputetëve nuk është praktikë e mirë parlamentare.

Zejna tha për Telegrafin se nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet një sjellje shumë më e përgjegjshme.

“Në rastin konkret duhet të shihet me kujdes nëse kemi të bëjmë me falsifikim të nënshkrimit apo përdorim të listave të gatshme e të vjetra të nënshkrimeve, ku nënshkrimi është marr për një çështje e përdoret për diçka tjetër. Cilado që të jetë çështja, personat të cilët kanë keqpërdorur nënshkrimet duhet të japin përgjegjësi, pasi që në rastin më të mirë kjo është një lëshim shumë i rëndë nëse jo vepër penale”, ka thënë Zejna.

Ndërsa Murati, vlerësoi se përdorimi i listave të gatshme të nënshkrimeve të deputetëve nuk është praktikë e mirë parlamentare.

Sipas tij, përdorimi i një liste me nënshkrime të deputetëve mund të mos përfaqësoj vullnetin e të gjithë deputetëve të atij grupi parlamentar.

“Ndonëse në Rregulloren e Punës së Kuvendit nuk ka ndonjë dispozitë që e rregullon ose e ndalon këtë çështje, megjithatë përdorimi i listave të gatshme të nënshkrimeve të deputetëve nuk është praktikë e mirë parlamentare. Kjo mund të shpjegohet për disa arsye. E para, jo çdoherë deputetët e të njëjtit grup parlamentar mendojnë njësoj dhe pajtohen për të gjitha nismat. Deputetët ndonëse janë pjesë e grupeve parlamentare, ata e kanë të drejtën të vendosin me vullnetin e lirë se si të veprojnë për çështje të caktuara. Përdorimi i një liste me nënshkrime të deputetëve për të gjitha çështjet që ngritën nga GP mund të mos përfaqësoj vullnetin e të gjithë deputetëve të atij grupi parlamentar”, ka thënë Murati për Telegrafin.

Ai po ashtu tha se shpeshherë grupet parlamentare ndërmarrin hapa të ngutshëm, pa u siguruar se gjithçka po bëhet në mënyrën e duhur.

“Çështja e dytë ka të bëjë me mesazhin që një grup parlamentar e përçon te votuesit dhe publiku në përgjithësi. Në rastin konkret, LDK ka harruar ta përditësoj listën pas daljes nga grupi parlamentar të deputetëve të Alternativës. Pra, përveç se kjo nuk paraqet praktikë të mirë parlamentare, në të njëjtën kohë tregon se shpeshherë grupet parlamentare ndërmarrin hapa të ngutshëm, pa u siguruar se gjithçka po bëhet në mënyrën e duhur”, theksoi ndër të tjera, Artan Murati nga KDI. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori