LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i drogave në Kosovë, shteti me strategji të re

Përdorimi i drogave në Kosovë, shteti me strategji të re

Qeveria e Kosovës ka dalë me strategji të re kundër drogës. Në të përfshihen objektiva e plane veprimi sidomos në parandalimin e konsumimit.

Nuk janë të pakta rastet kur në Kosovë, konfiskohen sasi të konsiderueshme droge, zbulohen e shkatërrohen laboratorë droge, e fatkeqësisht edhe raportohen vdekje nga mbidoza.


Për të adresuar këtë, Qeveria e Kosovës ka miratuar strategjinë e re kundër drogës për vitin 2024-2028 që përfshin çdo detaj në 46 faqe dokument.

Kjo strategji parasheh disa objektiva.

“Ndërprerja e kanaleve të distribuimit të drogës në masa të vogla dhe mesme. Zvogëlimi i kërkesës për drogë. Parandalimi i përdorimit të drogës.  Sigurimi i qasjes dhe forcimi i shërbimeve të trajtimit, kujdesit dhe rehabilitimit të përdoruesve të drogës. Risocializimi dhe ri-integrimit në shoqëri i përdoruesve të drogës. Kufizimi i përdorimit të drogës në burgje dhe adresimi i nevojave shëndetësore dhe shoqërore të të burgosurve gjatë vuajtjes së dënimit dhe pas lirimit”, tha strategjia shtetërore kundër drogave.

Strategjia ka edhe Planin e Veprimit të saj ku parashihen aktivitete të veçanta për arritjen e objektivave të caktuara.

“Hartimi i Ligjit të ri për Substancat Psikoaktive dhe Barnat Psikotrope. Themelimi i Ekipeve të Përbashkëta të Hetimit në kuadër të PSRK sipas rasteve e ndërlidhura me drogat. Hartimi i PSO-së së re të Policisë për fushën e hetimit të drogave. Organizimi i takimeve të rregullta koordinuese për të vlerësuar përpjekjet dhe për të planifikuar veprime operative-hetimore. Avancimi i sistemeve dhe softuereve në kuadër të Policisë së Kosovës për analiza në fushën e drogave”.

“Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve të Drejtorisë së Inteligjencës dhe Drejtorisë së Anti-Drogave në kuadër të PK për profilizimin e grupeve kriminale që trafikojnë drogat. Zhvillimi i operacioneve policore ku përfshihet bastisja dhe konfiskimi i drogës, provave materiale, dhe parave e pasurive të paligjshme që lidhen me rastet e drogave. Trajnim i specializuar për Policinë e Kosovës për metodat e bastisjes, duke përfshirë sigurimin personal të personave që zhvillojnë bastisje”, thotë strategjia shtetërore kundër drogave.

E në këtë strategji ka punuar edhe Instituti Labirinth ku drejtuesi i saj thotë se dokumenti është punë e frytshme e disa prej institucioneve, por që ai pret zbatueshmëri të saj.

Ndërkohë Blakaj tregon se si është situata aktuale me përdorimin e drogave në Kosovë.

Strategjia do të ketë edhe dy vlerësime, një  afatmesëm dhe një përfundimtar në fund të vitit 2028, kur edhe do të përfundoj cikli kohor i saj./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori