LAJMI I FUNDIT:

Përdoreni teknikën “Pomodoro” për ta rritur përqendrimin

Përdoreni teknikën “Pomodoro” për ta rritur përqendrimin

Të gjithë duam të jemi produktivë, apo jo? Kohët e fundit është mjaftë e vështirë të arrihet kjo pasi që me dinamikën e shpejtë të jetesës thjesht nuk mund të arrijmë të përqendrohemi

Nuk ka ditë të javës kur nuk përballemi me pengesa apo shpërqendrime. Ato vijnë në formë të teksteve, njoftimeve në Facebook apo përmes e-maileve.


Ju mund të vëreni se kur ju jeni duke punuar në ndonjë aktivitet dhe nuk e keni ndjesinë e kohës që është duke kaluar, atëherë kjo është gjendja optimale e fokusit, e njohur si “rrjedha”, një term i shpikur nga psikologu hungarez Mihaly Csikszentmihalyi. Është sikur të jesh në autopilot.

Në këtë gjendje, ne gjejmë veten aq të zhytur në një detyrë dhe kjo ndikon që të gjitha pengesat zhduken. Në ato momente jemi të vetëdijshëm vetëm për detyrën në të cilën jemi duke punuar, transmeton Telegrafi.

Për të arritur në këtë  nivel, ne duhet ta mbajmë energjinë tonë mendore. Energjia mendore është karburant për fokusin tonë dhe ne kemi një sasi të kufizuar të saj.

Duhet të shmangim gjërat që e zvogëlojnë këtë energji, si vendimmarrja e vazhdueshme, ndryshimi i detyrave dhe padyshim rrjetet sociale.

Teknika Pomodoro, për të minimizuar ndërrimin e detyrave

Ndryshimi i detyrave është një humbje e energjisë mendore. Kontrollimi i Facebook-ut konsiderohet ndërrim i detyrës, kontrollimi i telefonit tuaj është ndërrim i detyrës; dhe po, kontrollimi i email-it është ndërrim i detyrës.

Trurit i duhet një kohë që të hyjë në rrjedhën e produktivitetit, ndërsa ndërprerja e rrjedhjes mund të jetë e keqe për produktivitetin.

Teknika Pomodoro u zhvillua nga Francesco Cirillo në fund të viteve 1980. Ideja është të zgjidhni një detyrë, pastaj:

– Vendosni një kohëmatës (zakonisht 25 minuta)
– Punoni në atë detyrë deri sa të ndalet kohëmatësi. (Nëse ju hutoheni nga diçka, merrni një shënim dhe kthehuni tek ajo më vonë.)
– Pushoni tre deri në pesë minuta
– Përsëritni hapat nga 1 deri në 3, pastaj pushoni deri në 30 minuta.

Ju mund ta ndryshoni këtë për t’iu përshtatur nevojave tuaja, por gjëja e rëndësishme është që ju të zgjidhni një detyrë dhe të qëndroni në atë për çfarëdo qoftë intervali kohor. Ndërsa po punoni, bllokoni të gjitha pengesat e panevojshme. Shmangni takimet dhe mos e kontrolloni telefonin tuaj derisa të fiket kohë-matësi.

Në fund të fundit, dëgjoni trurin tuaj. Nëse mendimet tuaja janë të shpërndara, ndoshta ju duhet të bëni një pushim. Mbajeni energjinë tuaj mendore në mënyrë që t’i jepni detyrave të caktuara vëmendjen tuaj të plotë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori