LAJMI I FUNDIT:

Perdja midis klasit të biznesit dhe ekonomisë në aeroplan nuk mbyllej – shtyhet fluturimi

Perdja midis klasit të biznesit dhe ekonomisë në aeroplan nuk mbyllej – shtyhet fluturimi

Një fluturim i British Airways është shtyrë për shkak të një problemi me një perde që ndante klasën e biznesit dhe ekonominë.

Fluturimi nga Sevilla në Spanjë për në aeroportin Gatwick në Londër tashmë veçse ishte me vonesë për shkak të mjegullës dhe dukshmërisë së dobët, pasi avioni duhej të devijohej në një aeroport tjetër në një udhëtim të mëparshëm.


Kur aeroplani më në fund mbërriti në Sevilla, pasagjerëve iu desh të prisnin edhe më gjatë për shkak të problemit të perdes dhe përfundimisht ata u nisën me pak më shumë se tre orë me vonesë, më saktësisht në orën 14:45 (13:45 me orën e Mbretërisë së Bashkuar), kur në fakt ata duhej që të niseshin në orën 11:30 (10:30 me orën e Mbretërisë së Bashkuar), raporton metro, përcjell Telegrafi.

Njerëzit që ishin në bord treguan se si u informuan se kishte një problem teknik me perden, gjë që do të thotë se ata nuk mund të vazhdonin me fluturimin.

Problemi besohet të ketë qenë një çështje sigurie, me një pjesë të parmakut të liruar e cila mund të kishte shkaktuar një problem nëse nuk do të ishte kapur mirë.

Një pasagjer i quajtur William në Twitter shkroi: “I ulur në aeroportin e Seviljes duke pritur për një fluturim të shtyrë. Shkaku i shtyrjes…perdja mes klasit të biznesit dhe klasit euro është ‘dëmtuar’…”.

Ndërsa një zëdhënës i British Airways tha: “Ne u kërkojmë falje klientëve për shtyerjen e fluturimit, q; u shkaktua nga devijimi i avionit në një aeroport alternativ në udhëtimin e tij të mëparshëm për shkak të dukshmërisë së dobët. Avioni veçse është nisur nga Sevilja”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Kalo në kategori