LAJMI I FUNDIT:

Me përditësimin e ri, Android ofron më shumë kontroll mbi ndarjen e lokacionit

Me përditësimin e ri, Android ofron më shumë kontroll mbi ndarjen e lokacionit

Android është në dijeni, se nuk dëshironi që të tjerët ta dinë gjatë gjithë kohës, se ku ndodheni

Sistemi operativ mobil në pronësi të Google, njoftoi për karakteristikat e reja të intimitetit, që do t’ju japin përdoruesve kontroll mbi shpërndarjen e të dhënave të lokacionit në mënyra më precize, transmeton Telegrafi.


Bazuar në një postimin e bërë në një blog të zhvilluesve, zbulon se sistemi i ardhshëm operativ Android 11, do t’ju ofrojë më shumë kontroll dhe t’ju japë njerëzve mundësinë të kufizojnë ndarjen e lokacionit me aplikacionet tjera në vetëm një herë.

Thënë me fjalë të tjera, po që se doni të lejoni një aplikacion të dijë se ku jeni, për një qëllim shumë specifik, por nuk doni që aplikacioni të ndalojë dërgimin e të dhënave të lokacionit tuaj te palët e treta gjatë gjithë kohës.

“Tani në Android 11, ne po u japim përdoruesve edhe më shumë kontroll me mundësinë për të dhënë një leje të përkohshme, për të dhëna të ndjeshme si lokacioni”, thuhet në postimin e blogut.

“Kur përdoruesit zgjedhin këtë opsion, aplikacioni mund të hyjnë në të dhëna vetëm derisa përdoruesi të largohet nga aplikacioni dhe ata duhet të kërkojnë përsëri leje për qasjen tjetër”, është thënë më tej.

Ky është pa dyshim, një hap i mirë drejt rritjes së intimitetit për përdoruesit Android dhe ndjek një përditësim të ngjashëm që është bërë nga Apple.

Të dyja sistemet, ndalojnë shpërndarjen e lokacionit, duke i mundësuar vetëm përdoruesit, që të tregojë se ku ndodhet, vetëm kur dëshiron vet. /Telegrafi/