LAJMI I FUNDIT:

Përditësimi i ri iu ka ndaluar lëvizjen autonome disa makinave Tesla (Foto)

Përditësimi i ri iu ka ndaluar lëvizjen autonome disa makinave Tesla (Foto)

Sistemi që është dashur të përmirësojë vozitjen autonome, disa pronarëve iu ka bllokuar në tërësi

Asnjë veturë nuk është perfektë, pa pasur parasysh se çfarë niveli të teknologjisë posedon, transmeton Telegrafi.

Në këtë rast është prodhuesi Telsa që i ka pajisur Model S, Model X dhe Model 3 me aplikacionet më të avancuara, por që ene vazhdon të ketë probleme.

Inxhinierët e kanë krijuar së fundmi një përditësim të ri, që do duhej t’ju lehtësonte shoferëve në masë të madhe sistemin e vetëvozitjes. Por, e ka bllokuar në tërësi.

Disa pronarëve të makinave Tesla, iu ka dalë njoftimi në ekran, se nuk mund ta përdorin sistemin autonom. Në disa makina ka pasur problem me frenat, të tjera kanë pasur probleme tjera të lehta, por që ky përditësim nuk i toleron.

Bashkë me këto, janë edhe të dhënat e shumta që kompania Tesla ka për shoferët dhe formën se si i shfrytëzojnë makinat e tyre.

Për momentin, inxhinierët në Telsa janë të angazhuar që ta modifikojnë këtë përditësim, që të jetë më i lehtë dhe të vazhdojë përdorimin për atë që është krijuar. /Telegrafi/