LAJMI I FUNDIT:

Përditësime tek modelet Mercedes C-Class dhe S-Class

Përditësime tek modelet Mercedes C-Class dhe S-Class

Mercedes-Benz po u jap 2 modeleve të saj më të njohura një përmirësim në pjesën e panelit info-argëtues. Gjeneratat më të fundit të C-Class dhe S-Class kanë marrë një përditësim për MBUX sistemin e info-argëtimit, përditësim ky i cili do të sjellë një ndërfaqe të re dhe më funksionale.

E ashtuquajtura “Zero Layer” – “Shtresa Zero” – vije direkt nga modelet elektrike EQS dhe EQE dhe prezantojnë një ekran të ri me një pamje të madhe të hartës dhe blloqe për përzgjedhje individuale. Këto blloqe ofrojnë qasje më të shpejtë dhe më intuitive në veçori të ndryshme pa pasur nevojë që të lëvizet nëpërmjet nën-meny.


Ajo që është më interesante është se sistemi mëson sjelljen e përdoruesit, dhe i mban në mend cilësimet tipike ose rrugët që përdoruesi i frekuenton më së shpeshti. Në momentin që sistemi mëson informacion të mjaftueshëm, ai fillon që të sugjerojë funksione të personalizuara, shkruan motor1, transmeton Telegrafi.

Mercedes ofron edhe një shembull se si punon kjo teknologji. Imagjinojeni se ju i thërrisni pjesëtarët e familjes tuaj çdo natë gjatë rrugës së kthimit në shtëpi nga puna. Sistemi eventualisht do ta mësonte këtë zakon dhe do të sugjeronte një telefonat në kohën e saktë me një bllok në menynë kryesore, dhe sigurisht se përdoruesi edhe mund ta refuzojë këtë sugjerim.

Përditësimi OTA gjithashtu sjell edhe më shumë funksione të cilat bazohen në inteligjencën artificiale, si për shembull funksionin e ashtuquajtur “Energizing Comfort”, funksion i cili kryen një masazh relaksues gjatë udhëtimeve të gjata. Ky funksion dhe funksionet e tjera i ofrohen automatikisht përdoruesit duke u bazuar në sjelljen e tij për një periudhe të caktuar kohore.

Zhvilluesit këto veçori të vetë-mësimit i quajnë “Module Magjike”. Megjithatë, fokusi kryesor i ekranit, mbetet gjithmonë harta e navigimit. /Telegrafi/