LAJMI I FUNDIT:

Përçarjet brenda VV-së, zgjidhja në dorën e Albin Kurtit

Përçarjet brenda VV-së, zgjidhja në dorën e Albin Kurtit

Lëvizja Vetëvendosje ditëve të fundit është përfshirë në një debat të thellë brenda saj, por jo të gjithë kanë shprehur gatishmërinë të flasin për këtë temë.

Telegrafi ka provuar të marrë qëndrime të zyrtarëve e deputetëve të kësaj partie lidhur me zhvillimet brenda saj, mirëpo nuk qenë të gatshëm të prononcohen për këtë temë.


Dorëheqja e Aida Dërgutit ditë më parë nga kryesia e LVV-së, paraqitja në media e disa zyrtarëve të kësaj partie, ka dëshmuar se LVV-ja është përshirë nga një debat i brendshëm ku edhe më pas shpërthyen akuzat publike.

Zyrtare: Vetëvendosje të dielën mbanë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm
Lexo po ashtu Zyrtare: Vetëvendosje të dielën mbanë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Dalja në media e kryetarit të VV-së, Visar Ymeri dhe deklaratat e tij për një ndarje të mundshme të VV-së në rast të vazhdimit të tensioneve, ngjallën reagime të shumta nga zyrtarët e tjerë të kësaj partie dhe aktivistë e simpatizant.

Madje një kahje të re kësaj situate brenda VV-së, i dha mbrëmë edhe ish-sekretari organizativ Dardan Molliqaj, i cili shpërfaqi mospajtimet në mes tij dhe Albin Kurtit, mospajtime këto që kishin filluar qysh në tetor të vitit të kaluar.

E diskutimi i këtyre çështjeve më media dhe jo brenda për brenda partisë, sipas analistit Imer Mushkolaj po bëhet për shkak të mos krijimit të mundësive që këto çështje të diskutohen brenda forumeve të partisë.

Molliqaj: Problemet në VV nisën në tetor të vitit të kaluar, Kurti mendonte se kisha pretendime për kryetar
Lexo po ashtu Molliqaj: Problemet në VV nisën në tetor të vitit të kaluar, Kurti mendonte se kisha pretendime për kryetar

“Përderisa nuk kanë mundësi që mendimet e tyre t’i shprehin brenda forumeve të partisë, atëherë ata detyrohen t’i shfrytëzojnë mediat dhe rrjetet sociale”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.

Ai ka theksuar se tashmë është e qartë se brenda këtij subjekti politik ekzistojnë mospajtime të thella.

“Është tjetër çështje nëse lideshipi i partisë dhe akterë të tjerë do të arrijnë të menaxhojnë situatën dhe cili mund të jetë kompromisi që partia, megjithatë të mbahet bashkë, e të mos ndahet. Po ashtu, është e rëndësishme se çfarë do të jetë qëndrimi i Albin Kurtit”, u shpreh Mushkolaj.

Mushkolaj më tej shtoi se beteja për kreun e partisë është e drejtë demokratike e secilit “por varet nëse metodat e zgjedhura për ta arritur atë janë të duhurat”.

Në anën tjetër, Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol, ka thënë se i gjithë ky diskutim publik i njerëzve kyç në LVV tregon që është gati i pamundur tejkalimi i diferencave ndërmjet tyre.

Ymeri: Një pjesë e njerëzve në VV nuk po pajtohen me mënyrën e funksionimit të partisë
Lexo po ashtu Ymeri: Një pjesë e njerëzve në VV nuk po pajtohen me mënyrën e funksionimit të partisë

“Kjo bënë të kuptojmë po ashtu, që ka pasur një angazhim që përbrenda këto dallime të adresohen, por kjo nuk ishte e suksesshme. E dyta, besoj është një ‘luftë speciale’ që përmes një diskreditimi në publik, të njërit grup ose tjetrit, të lihet hapësira për një subjekt të ri politik, e i cili do subjekt do të formësohej politikisht edhe mbi dallimet që njerëzit në LVV po i artikulojnë këto ditë”, ka thënë Zogaj.

Ai më tej ka shtuar se prezantimi i dallimeve goxha të mëdha ndërmjet figurave kryesore, të jep me kuptua që një ndarje në mes tyre është e paevitueshme.

“Mirëpo, kjo nuk mund të qartësohet mirë, përderisa nuk kemi një pozicionim të shumëpritur nga Albin Kurti, i cili duke qenë në burg, ka zgjedhur që të lejoj të akuzohet, duke mos thënë asgjë”, tha Zogaj.

Ai shtoi se deri në një adresim të Albin Kurtit, mbështetësit e tij po i vazhdojnë akuzat në drejtim të figurave kryesore në LVV, që sipas Zogajt me shumë gjasë janë akuza të mirëmenduara dhe që do ta bënin ndarjen diçka te domosdoshme.

“Nëse mund të supozojmë, vazhdimi i akuzave për Kryetarin e LVV dhe të tjerët, janë qëndrime të padeklaruara të Kurtit”, theksoi Zogaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori