LAJMI I FUNDIT:

Perandori ilir i Bizantit, që shpiku taksën për ajrin

Perandori ilir i Bizantit, që shpiku taksën për ajrin
Abdulrazak Gurnah, Tanzanian, writer, novelist, academic, portrait, Modena, Italy, 6th April 2006. (Photo by Leonardo Cendamo/Getty Images)

Nga: Aurel Plasari

Meqë nuk e besonit dhe ju dukej fantazi, ja ku e keni realitet historik: fakti i ekzistimit të një takse për ajrin gjendet, për shembull, në komentarët e të shumënjohurit traktat “Fryma e ligjeve” të Montesquieu-së.


Taksën për ajrin e paska pas shpikur njëri nga perandorët e Bizantit, Anastasi I, që sundoi nga 491 më 518, dhe ajo quhej pikërisht “pro haustu aeris”, d.m.th. “për ajrin që thith”.

Dyshoja edhe vetë, prandaj hapa tekstet për perandorin në fjalë dhe rezulton e saktë: taksa në greqishten bizantine qenkësh quajtur “ἀερκών ζημιών”.

Edhe më tërheqëse bëhet çështja ngaqë është fjala për një “perandor shqiptar”, sikurse i quajmë rëndom për mburrje perandorët ilirë.

Perandori Anastas I (rr. 431-518) ishte vërtet ilir, madje i lindur në Durrës, thënë ndryshe durrsak.

Nëse ndodheni përkundrejt Torrës së Durrësit, rruga e madhe që hapet në të majtë të saj – d.m.th. në të djathtë të ish-hotel “Vollgës” ose mbrapa monumentit të Mujo Ulqinakut – emërtohet pikërisht “Rruga Anastas Durrsaku”. Një nga rastet e shumta kur bota nuk na i dinë meritat!