LAJMI I FUNDIT:

Për “Yugo” përfundoi në burg, MPB jep detaje

Për “Yugo” përfundoi në burg, MPB jep detaje

Policia ka arrestuar një 54-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet se më 28 të këtij muaji në Tetovë ka vjedhur veturën e pasagjerëve tip Yugo në pronësi të 27-vjeçarit E.R.

“Me datë 28.10.2023 në ora 17:15 në Gostivar, zyrtarë policorë të stacionit policor të Gostivarit kanë privuar nga liria J.D.(54) nga Tetova. Ai dyshohet se të njëjtën ditë në Tetovë ka marrë veturën e pasagjerëve “jugo” me targa të Tetovës në pronësi të E.R.(27) nga Tetova. Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa Xh.D është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.