Korporata Energjetike e Kosovës ka rritur shumë e investimeve gjatë vitit 2019, shumë kjo që ka arritur shifrën e 110 mijë eurove.
Fshati Dardhishtë i Obiliqit është lokaliteti që ka përfituar nga investimet e KEK-ut.
Falë këtyre investimeve, banorët e këtij fshati tashmë nuk e kanë problem pluhurin dhe gropat e mbushura me ujë.
“KEK-u e ka rikultivuar, e ka mbjell, ka mbush gropat me dhe, e ka mbuluar hirin me dhe, dhe tash është bërë ambienti qind për qind më i mirë se që ka qenë më përpara. Këtu janë rrezikuar fëmijët të mbyten në gropat e ujit. Por, tash është mirë nuk është keq. Është bërë stadiumi. Falënderojmë KEK-un dhe të gjithë ata që kanë marrë iniciativë për ta ndërtuar. Tash është mirë. Këtë vit janë mbjellë 4000 fidanë, pisha, drunj etj. Shpresojmë se brenda mundësive do mbjellin prape. Mbjellja ka ndikuar shumë, pasi më nuk ka pluhur dhe ajri e ambienti është bërë i pastër”, deklaroi Daut Gashi, banor i Dardhishtës.
Ndërtimi i fushës së sportit po shihet edhe si një mundësi e mirë që fëmijët dhe të rinjtë të përfitojnë në aspektin edukativ.
“Ne e falënderojmë KEK-un për këtë fushë që e ka ndërtuar. Është shumë e mirëpritur nga ana jonë. Ndikimi për rininë i fushës që është ndërtuar në këtë kohë, është shumë i rëndësishëm duke marrë parasysh se kjo fushë ka një rol edukativ për rininë. D.m.th e gjithë rinia, mirëpo edhe moshat tjera munden të vijnë këtu dhe të luajnë gjatë kohës së lirë dhe t’i shmangen rrugëve tjera që nuk janë edukative, arsimore për rininë e këtij vendi. Në të ardhmen kemi menduar të mbajmë turnirë duke filluar nga futbolli, basketbolli, volejbolli, sepse kjo fushë i plotëson këto tri nevoja për të zhvilluar lojë”, deklaroi arsimtari Driton Gashi.
Pos ndërtimit të fushës, banorët e Obiliqit kanë përfituar edhe nga dy parqe multi funksionale. Në këto parqe janë vendosur pajisje që shërbejnë për të gjitha moshat.
Madje, banorët që jetojnë tek parku i Obiliqit kanë pasur përfitim të madh nga ndërtimi i fushës, e cila dikur ishte deponi e madhe bërlloku.
“Ky projekt ka qenë shumë me rëndësi për lagjen tonë për shkak se ky vend përpara ka qenë më shumë si deponi e mbeturinave, ku njerëzit kanë hedhur bërllok dhe gjëra tjera, po ashtu kanë qëndruar edhe qentë endacak që kanë qenë rrezik për fëmijët e lagjes tonë, ndërsa tash ky projekt është realizuar dhe është bërë mirë shumë mirë për rininë dhe për pleqtë gjithashtu, sepse e kanë pjesën për të qëndruar dhe pushuar, ndërsa ne të rinjtë kemi pjesën për aktivitet fizike ku mund të luajmë ping pong, shah, tenis dhe të gjitha sportet t’i zhvillojmë në një vend”, tha Rinor Selmani.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli ka deklaruar se për Korporatën Energjetike të Kosovës, përmirësimi i jetës së qytetarëve është një nga objektivat kryesore të saj.
“Këtë vit Korporata Energjetike e Kosovës ka realizuar dy parqe dhe një fushë të sportit. Fushën e sportit në Dardhishtë siç e patë, parkun këtu në qendër të qytetit dhe është parku i Obiliqit. Të gjitha këto projekte kapin vlerën prej rreth 110 mijë euro, ndërsa në tri vitet e fundit Korporata Energjetike e Kosovës vetëm në realizimin e projekteve për komunitetin ka shpenzuar një shumë prej rreth 1 milion euro. Korporata Energjetike e Kosovës do të vazhdoj me projekte të tilla për komunitetin çdo vit edhe këtë vit kemi ndarë buxhetin për këtë fushë”, deklaroi Bucolli, i cili shtoi se pos parqeve dhe fushave të sportit, KEK-u ka investuar edhe në asfaltimin e disa rrugëve në fshatin Hade dhe në ndriçimin e tri rrugëve që lidhin Obiliqin me fshatrat për rreth.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi