LAJMI I FUNDIT:

Për tre muaj pastrohen 707 lokacione me mbeturina

Për tre muaj pastrohen 707 lokacione me mbeturina

Që nga 15 shtatori kur ka filluar aksioni për pastrimin e Kosovës, janë pastruar 707 lokacione në të gjithë komunat e Kosovës, ndërkohë që janë larguar mbi 30 mijë tonë mbetje ndërtimore.

Kështu është bërë e ditur në takimin e sotëm të Task Forcës për pastrimin e Kosovës, ku me këtë rast është thënë se ky aksion ka treguar sukses.


Për Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, aksioni për ta pastruar Kosovës ka rezultuar i suksesshëm dhe se ia ka vlejtë që është ndërmarr ky aksion.

Ai ka përmendur që gjatë kësaj fushate ka hyrë në fuqi edhe udhëzimi administrativ për gjobat mandatore.

“Ka rreth një muaj që ky udhëzim administrativ ka hyrë në fuqi dhe ka filluar zbatimi i tij në shumicën e komunave të Kosovës. Normalisht që unë kërkoj që të ketë një zbatueshmi më të madhe të këtij udhëzimi, ende po kemi vështirësi në disa sektor, në disa komuna… Ne disa komuna nuk ka inspektor komunal për mjedisin, kështu që me udhëzim administrativ ju kemi lënë kompetencë kryetarëve të komunave që ata mund të autorizojnë edhe zyrtar të tjerë edhe inspektor të tjerë që janë përgjegjës për zbatimin e këtij udhëzimi. Ka filluar që të zbatohet udhëzimi administrativ, janë shqiptuar dënimet e para, janë të ndërlidhura mirë me procedurën përmbarimore, nuk do të ketë shqiptim të dënimeve dhe që ata që kanë shkaktuar shkelje të mbesin të pa gjobitur, do t’iu merren mjetet nëpër llogarit e tyre bankare”, tha Matoshi.

Ministri bëri të ditur se në buxhetin e vitit 2018 është paraparë një shumë prej 1.2 milionë euro, që do të jenë grante për komunat që do të dalin më të suksesshme në këtë aksion të pastrimit.

Kurse, Luan Hasanaj, drejtor ekzekutiv i organizatës Let’s Do It Kosova, ka paraqitur të dhënat e arritura gjatë tre mujorit të pastrimit të Kosovës, ndonëse ende nuk janë përfundimtare.

“Janë 707 lokacione të cilat janë pastruar në të gjitha komunat e Kosovës gjatë periudhës sa ka zgjat aksioni. Deponitë janë shumë të mëdha, ka lokacion prej të cilit janë larguar deri në 60 kamionë, ka deponi të tjera që janë larguar 350, por është një numër diku mbi 30 mijë ton mbetje ndërtimore të cilat janë larguar gjatë kësaj fushate. Ka një pjesëmarrje shumë të madhe të qytetarëve të cilët janë përgjigjur aksioneve në të gjitha komunat e Kosovës. Vlen të theksohet se data 15 shtator përmbi 100 mijë vullnetarë i kemi pa gjithandej vendit”, tha  Hasanaj.

Hasanaj ka treguar edhe problemet më të mëdha që kanë hasur gjatë realizimit të aksioneve për pastrimin e Kosovës.

“Fokusi kryesor në pastrimin e lokacioneve me mbetje ndërtimore kanë qenë lokalitetet ku ka banor, pra kryesisht aksionet janë realizuar nëpër vendbanime afër zonave që janë me interes po themi të zonave turistike. Mirëpo, ajo çfarë nuk kemi arritur akoma të realizojmë është pastrimi i brezit rrugor, pra i kemi diku edhe 80 lokacione të cilat kanë mbetur në afërsi të rrugëve kryesore. Kemi kërkuar dhe jemi takuar disa herë edhe me përfaqësues të ministrisë së Infrastrukturës për ta gjetur zgjidhjen se si këto të pastrohen deri me datën 15, por siç duket nuk do të arrijmë”, tha Hasanaj.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se problem për ta ka qenë edhe pastrimi i disa lokacioneve për 2 e më shumë herë. Ai u shpreh se vetëm Kampusin Universitar e kanë pastruar tri herë.

Pjesë e Task Forcës është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ku ministri Rrustem Berisha, ka treguar se pjesëtarët e kësaj force janë  angazhuar krahas planeve dhe aktiviteteve që i kanë.

Ai ka përmendur disa nga aksionet ky pjesëtarët e FSK-së kanë marrë pjesë.

“Ne i kemi pasur edhe një prej detyrave që ti bartim mbeturinat nga deponia ‘Mirash’ në Obiliq dhe deri më tani janë bartur diku rreth 200 kamionë mbeturina. Po ashtu, nga data 5 deri më 15.11.2018 Forca e Sigurisë është e angazhuar në aksion ‘Ta pastrojmë Kosovën’, në Gjilan me makineri të rëndë dhe deri më tani në bazë të raporteve që ne i posedojmë diku 33 kamionë janë bart mbeturina nga deponitë”, tha ministri Berisha.

Tutje ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe më tutje është e gatshme të mbështes këtë aksion

Ndërkaq, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, përmendi rolin e kësaj ministrie në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, ku sipas tij kjo ministri është angazhuar me të gjitha kapacitetet.

“Edhe Ministria e Infrastrukturës nga dita e parë e themelimit të Task-Forcës ka qenë një ndër akterët me peshën jashtëzakonisht të madhe në këtë Task-Forcë  dhe në aksionin “ Ta pastrojmë Kosovën”. Siç janë të njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mediat ne me datën 15 jemi angazhuar me të gjitha kapacitet me kompanitë e mirëmbajtjes në shtatë regjionet e Republikës së Kosovës ku kanë marrë pjesë 14 kompani dhe të gjithë stafi i ministrisë dhe qysh në ditën e parë të aksionit ne i kemi grumbulluar rreth 40 kamionë të mbeturinave të cilat kanë qenë në brezin rrugor”, shtoi Kadriu.

Aksioni për pastrimin e Kosovës ka filluar me 15 shtator dhe do të përfundojë më  15 dhjetor, kurse konferenca përmbyllëse dhe prezantimi i rezultateve do të bëhet me 10 janar të vitit 2019.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori