LAJMI I FUNDIT:

Për tre muaj numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ishte mbi 68 mijë turistë

Për tre muaj numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ishte mbi 68 mijë turistë

Në tremujorin e dytë të vitit 2019, numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ishte 68,251, prej tyre 64.67 për qind ishin të huaj.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e hotelerisë, tremujori i dytë 2019”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, numri i netëqëndrimeve në këtë tremujor ishte 115,501 bujtje.


“Në tremujorin e dytë të 2019-së, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) është 68,251 prej tyre 35.33 për qind janë vendorë dhe 64.67 për qind janë të huaj, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 115,501 prej tyre 39.7 për qind nga vendorët dhe 67.39 për qind nga të huajt”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.

Për sa i përket numrit të vizitorëve, rajoni i Prishtinë është në vend të parë, pasuar nga ai i Prizrenit.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 27,563 vizitorë dhe 47,534 net-qëndrimi. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, etj.”, përfundon raporti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori