Tetë persona janë arrestuar pasditen e 28 gushtit në Prishtinë për veprat penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe bashkëkryerje. Si provë materiale nga të dyshuarit ishin konfiskuar disa telefona mobilë.
E këta nuk janë të vetmit që janë arrestuar për prostitucion, që nga fillimi i vitit e deri në muajin gusht janë arrestuar 30 persona për këtë vepër penale.
E kishte strehuar viktimën në katin e dytë të furrës së tij dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale pa vullnetin e saj për tri ditë rresht.
Pasi e kishte dhunuar, A.S nga Banja e Istogut e kishte shitur viktimën për 50 euro tek një person nga Prizreni, i cili po ashtu kishte vazhduar ta dhunonte.
Tërë kjo ngjarje kishte ndodhur gjatë muajve gusht-shtator të vitit 2012. Ndërkaq pas shtatë vitesh, saktësisht në muajin gusht të vitit 2019, Gjykata Themelore e Pejës ka vendosur masën e arrestit shtëpiak.
E gjatë tetë muajve të parë të këtij viti u arrestuan gjithsej 30 persona për veprën penale ‘Marrje me Prostitucion’.
Në statistikat e Policisë së Kosovës, thuhet se marrja me prostitucion është vepër kundërvajtëse dhe është e dënueshme për të dy gjinitë.
“Nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajit gusht 2019 për veprën kundërvajtëse ‘Marrje me Prostitucion’ janë arrestuar gjithsej 30 persona. Ashtu siç edhe parashihet me ligjet e R. Kosovës, Marrja me Prostitucion është vepër kundërvajtëse dhe është e dënueshme për të dy gjinitë, te kjo vepër nuk ka viktima”, theksohet në përgjigjen e policisë dhënë për Express.
Përveç prostitucionit, kosovarët po merren edhe me trafikim të njerëzve. E viktima të kësaj vepre penale kanë qenë 12 viktima, 8 nga të cilat janë shfrytëzuar për prostitucion.
“Ndërsa kur kemi të bëjmë me veprën penale të trafikimit me njerëz janë të identifikuara gjithsej 12 viktima të trafikimit, prej tyre 08 janë shfrytëzuar për prostitucion”, thotë policia.
Ndërkaq bëhet e ditur se ka persona të trafikuar edhe nën moshën 18-vjeçare.
“Prej 12 viktimave të trafikimit me njerëz sa janë identifikuar në periudhën Janar-Gusht 2019, 6 prej tyre kanë qenë nën moshën 18-vjeçare, ndërsa 6 mbi këtë moshë”, kanë thënë nga zyra për informim e PK’së.
Prostitucioni sipas Ligjit në Kosovë:
“Prostitucioni” nënkupton kryerjen e akteve seksuale për përfitime materiale, me te holla ose me ndonjë vlerë tjetër ekuivalente;
Kushdo që përfshihet në një akt seksual të prostitucionit, dënohet për kundërvajtje.
Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri nëntëqind (900) Euro apo me dënimin me burg deri në gjashtëdhjetë (60) ditë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi