LAJMI I FUNDIT:

Për të shmangur përdorimin e 2 eurove false, Trafiku Urban fton qytetarët që të pajisen me bileta përmes SMS-ve

Për të shmangur përdorimin e 2 eurove false, Trafiku Urban fton qytetarët që të pajisen me bileta përmes SMS-ve

Trafiku Urban në Prishtinë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të pajisen me bileta përmes SMS-ve, në mënyrë që të shmanget përdorimi i parave të gatshme, e veçanërisht i monedhës 2 euro e cila po qarkullon me të madhe false në Kosovë.

Pikërisht për këtë arsye, Trafiku Urban ka thënë se kondukterët po përballen me sfida shtesë në pranimin dhe kthimin e parave të imta gjatë inkasimit të biletave.


Problemi me 2 euro false, qytetarët dhe bizneset gjejnë metoda për identifikimin e tyre
Lexo po ashtu Problemi me 2 euro false, qytetarët dhe bizneset gjejnë metoda për identifikimin e tyre

“Duke pasur parasysh se kohët e fundit është rritur numri i monedhave të falsifikuara, punonjësit tanë në terren, konkretisht kondukterët, po përballen me sfida shtesë në pranimin dhe kthimin e parave të imta gjatë inkasimeve të biletave”, thuhet në njoftimin për media.

Prandaj, janë qytetarët të kenë mirëkuptim për procesin e verifikimit të monedhave nga punonjësit gjatë kryerjes së pagesave dhe të shfrytëzojnë sa më shumë mundësinë e pajisjes me bileta përmes SMS, “formë kjo e cila është më e lehtë dhe më e sigurt”.

“Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi juaj do të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve tona”, bëhet e ditur tutje.

Ndryshe, për shkak të qarkullimit të madh të parave false, shumë bizneseve, kompani e ndërmarrje në Kosovë kanë filluar të pajisjen me mjete për identifikimin e parave origjinale.

Policia dhe prokuroria janë aktivizuar pasi shumë qytetarë dhe biznese kanë rënë pre e mashtrimeve të parave false, të cilat ishin në treg.

Pak ditë më parë, policia dhe prokuroria realizuan një operacion, ku sekuestruan thasë me 2 euro metalike, në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori