Britania e Madhe nuk importoi karburant nga Rusia në muajin qershor dhe kjo ishte hera e parë që prej vitit 1997.
Importet e mallrave nga Rusia ranë gjithashtu në 39 milionë euro në muajin qershor, niveli më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve në janar 1997, tha Zyra për Statikën Kombëtare (ONS).
Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të rrepta ndaj Rusisë që kur ajo pushtoi Ukrainën në muajin shkurt, raporton bbc.
Mbretëria e Bashkuar është zotuar të heqë gradualisht importet ruse të naftës deri në fund të vitit dhe importet e gazit sa më shpejt të jetë e mundur.
Importet e karburantit nga Rusia ranë me 599 milionë euro – ose 100 për qind – krahasuar me mesataren për 12 muajt e mëparshëm deri në shkurt.
Në vitin 2021, Britania e Madhe importoi rreth 4 për qind të gazit të saj nga Rusia dhe 11 për qind të naftës së saj, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Eksportet e shumicës së mallrave në Rusi gjithashtu ishin ulur ndjeshëm deri në qershor, me shitjet e makinerive dhe pajisjeve të transportit u ulën me 91.3 për qind në 140 milionë euro
Në përgjithësi, eksportet drejt Rusisë ranë me pothuajse 70 për qind, në rreth 200 milionë euro, krahasuar me mesataren mujore në 12 muajt deri në shkurt.
Të vetmet produkte që patën një rritje të lehtë ishin kimikatet, të nxitura nga një rritje në eksportet e produkteve medicinale dhe farmaceutike, të cilat janë të përjashtuara nga sanksionet.
ONS tha se përveç sanksioneve të përcaktuara nga qeveria, tregtia midis Rusisë dhe Britanisë së Madhe u pakësua pasi bizneset kërkuan vullnetarisht alternativa ndaj mallrave ruse.
Shifrat u publikuan ndërsa Ukraina shënoi ditën e saj të pavarësisë, saktësisht gjashtë muaj që nga fillimi i pushtimit rus.
Si rezultat i pushtimit të Rusisë, BE-ja ka thënë se do të shkurtojë importet e gazit nga Rusia me dy të tretat brenda një viti dhe gjithashtu ka rënë dakord të ndalojë të gjitha importet ruse të naftës që vijnë nga deti deri në fund të vitit.
Ndërkohë, SHBA ka vendosur një ndalim total për importet e naftës dhe gazit rus. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDurrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Qindra mundësi pune të reja çdo ditë – Zbuloni platformën që po ndryshon tregun e punës
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos