Për herë të parë premtohet Ligji për Mitrovicën, Haradinaj: Unë do ta realizoj këtë gjë
Kryeministri në detyrë dhe i nominuar i koalicionit AAK-PSD për mandat të ri në krye të Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka premtuar se Mitrovica do të bëhet me ligj të veçantë, sikurse Prishtina dhe Obiliqi.
Këtë premtim ai për herë të parë e ka dhënë në Mitrovicë, në një tubim me qytetarë të këtij qyteti.
Haradinaj ka thënë se sikurse Prishtina si kryeqytet e Obiliqi si industri e prodhimit të energjisë, edhe Mitrovica ka specifikat e veta, prandaj meriton ligj.
“Shihni, i ka dy specifika. Specifikë e ka ndjeshmërinë e zhvillimeve të fundit, po i quaj pak më të vështira, të ndjeshme, tërësinë territoriale dhe dy a e dini që Obiliqi merr pare direkt për faktin që qymyri që nxirret prej Obiliqit e prodhon energji, pra një përqindje i shkon Komunës. Ne mundemi një përqindje të profitit të Trepçës mos me ia dërguar në buxhet nacional, por me i lënë në komunë të Mitrovicës”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se dy kandidatët për kryeministër që vijnë nga Mitrovica, Kadri Veseli i PDK-së dhe Vjosa Osmani e LDK-së, nuk kanë menduar asnjëherë që t’ia bëjnë këtë nder qytetit të tyre.
“Dy kandidatë që thonë janë të Mitrovicës, hala nuk iu ka shkuar mendja me bë një Ligj për Mitrovicën. Edhe çka ju thonë këtu, është kur është mirë PDK-ja, njëri, thotë është mirë Mitrovica. Sa ke mirë PDK-ja, shkoi dëm Mitrovica. Për këtë mbushuni mend dhe merrni vesh, se kështu iu ka dalë. Nëse s’e keni marrë vesh deri tash kur më”, ka pyetur Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel