LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë pas 14 vjetëve vritet një polic në Suedi

Për herë të parë pas 14 vjetëve vritet një polic në Suedi

Një polic u vra në Gothenburg, që është rasti i parë i tillë në 14 vitet e fundit, thanë autoritetet suedeze, të cilët po përballen me një problem serioz të përplasjeve të armatosura midis bandave kriminale.

Vrasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, por autori nuk është identifikuar ende, dhe as nuk është arrestuar askush.


“Ne jemi të vendosur ta zgjidhim atë. Është shumë herët për të thënë nëse policia ishte shënjestra e sulmit”, tha zëdhënësi i policisë Klas Johansson në konferencën për shtyp.

Sulmi ndodhi gjatë një patrulle policie në periferi të Gothenburgut, kur një nga oficerët e policisë u plagos nga një armë zjarri, tregojnë gjetjet e para të hetimit. Polici (30) më pas iu nënshtrua plagëve të tij në spital, specifikoi policia, raporton reuters.

Suedia ka disa vjet që po përpiqet të kundërshtojë rritjen e numrit të bandave kriminale, prandaj ka më shumë përplasje të armatosura në atë vend mjaft paqësor.

Gjatë vitit të kaluar, ka pasur më shumë se 360 incidente me armë zjarri, 47 të vdekur dhe 117 të plagosur, që është një rekord sipas policisë.

Sipas Këshillit të Parandalimit të Krimit, numri i njerëzve të vrarë është dyfishuar në një dekadë dhe tani përbën gati 40 për qind të vdekjeve të dhunshme në Suedi. /Telegrafi/