LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në SHBA, shpenzimet në reklamat dixhitale në internet po i tejkalojnë ato tradicionale (Foto)

Për herë të parë në SHBA, shpenzimet në reklamat dixhitale në internet po i tejkalojnë ato tradicionale (Foto)

Vlerësimet e reja nga eMarketer tregojnë se reklamuesit amerikanë do të shpenzojnë më shumë se 129 miliardë dollarë në reklamat dixhitale në vitin 2019 – shifër kjo më e madhe se 109 miliardë dollarë që planifikojnë të shpenzojnë për reklamat “tradicionale”.

Kjo, sipas Vox.com, përcjell Telegrafi, do të thoshte se për herë të parë ndonjëherë, biznesi dixhital amerikan do të “kontrollonte” më shumë se 50 për qind të tregut të reklamave.


Gjithsesi, shkruan ky medium, industria dixhitale e reklamave në SHBA është rritur vazhdimisht për vite, kryesisht falë dy gjigantëve: Facebook dhe Google.

Edhe pse reklamimi dixhital ishte vetëm gjysma e industrisë tradicionale “të reklamave” katër vjet më parë, në vitin 2015, “shkëmbimi i roleve” vlerësohej vetëm si një çështje kohe.

Por kjo pikë kthese është gjithashtu një kujtesë e mirë se si dominojnë këto biznese reklamuese si Facebook dhe Google.

Pavarësisht një viti plot konflikt dhe faktit se të dy kompanitë u thirrën përpara Kongresit, si dhe ishin në rrezik nga rregullat si në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë – bizneset e tyre të reklamave nuk janë ballafaquar me probleme.

Vetëm Facebook dhe Google përbënin 60 për qind të industrisë së reklamave dixhitale në SHBA vitin e kaluar, që barazohet me rreth 65 miliardë dollarë të ardhura.

Kështu, siç vlerësohet tutje, “humbësit” do të jenë “tradicionalët”. Kjo pasi që eMarketer vlerëson se “reklamimi përmes formës së printuar” do të bjerë me gati 18 për qind vitin e ardhshëm.

Përkundër të gjithave, ka disa lajme të mira për njerëzit që shqetësohen se Facebook dhe Google janë shumë dominues.

Amazon po shfaqet si një konkurrent i fortë i tretë në treg. Në vitin 2019, eMarketer beson se Amazon do të zotërojë 8.8 për qind të tregut, deri tani lojtari i tretë më i madh, pas Facebook dhe Google. /Telegrafi/