LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në historinë e SHBA-së, një grua myslimane mund të jetë gjyqtare e gjykatës federale

Për herë të parë në historinë e SHBA-së, një grua myslimane mund të jetë gjyqtare e gjykatës federale

Për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, presidenti amerikan Joe Biden emëroi një grua myslimane për gjyqtare të gjykatës federale.

Ajo është një avokate e së drejtës civile, Nusrat Jahan Choudhury, e cila është me origjinë nga Bangladeshi. Nëse Senati e zgjedh atë për të gjykuar, ajo do të veprojë në shtetin e New Yorkut.


“Kjo është gruaja e parë amerikane nga Bangladeshi, gruaja e parë myslimane amerikane dhe myslimania e dytë amerikane në përgjithësi që është gjyqtare federale”, njoftoi Shtëpia e Bardhë, raporton usatoday.

Choudhury aktualisht është i punësuar nga Unioni për Liritë Civile Amerikane (ACLU), një organizatë që mbron të drejtat civile. Në këtë organizatë ajo merrej me çështje të ndryshme, e njëra prej tyre është çështja racore në New York. Ajo ka qenë e përfshirë në një sërë rastesh, duke përfshirë nënshtrimin e policisë së komunitetit mysliman në qytetin njujorkez.

Udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer propozoi zyrtarisht në shtator të vitit të kaluar që Choudhury të ishte një nga gjyqtarët federalë. Ai e prezantoi atë si eksperte për të drejtat dhe liritë civile.

Organizata që mbron të drejtat e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, Myslim Advocates, i bëri thirrje Schumer dhe senatorit të New Yorkut, Kirsten Gillibrand në fillim të vitit të kaluar që të avokojnë për emërimin e saj. Organizata sot falënderoi Biden dhe Schumer për “nominimin historik”. /Telegrafi/