LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në hierarkinë e FSK-së një grua, presidentja Osmani e gradon Irfete Spahiun Gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Irfete Spahiun e ka dekretuar me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në FSK.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se FSK po forcohet dhe profesionalizohet vazhdimisht.

“FSK-ja po forcohet dhe profesionalizohet vazhdimisht. Vendosja e grave në pozita drejtuese do ta bëj ushtrinë tonë  më të fortë, më të besueshme dhe më profesionale. Pata nderin sot që gjeneral brigade Irfete Spahiun ta  dekretoj me gradën gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale në FSK.

Është hera e parë në historinë e shtetit të Kosovës dhe ushtrisë sonë që në hierarkinë e saj ta kemi gjeneralmajore një grua.

Gjenerale Spahiu është një ndër shtyllat e FSK-së, ndaj duhet bërë edhe më shumë që sa më shumë gra të përfshihen në përbërjen dhe udhëheqjen e FSK-së”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Kalo në kategori