LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë, mjekët transplantojnë veshkën e derrit tek njeriu

Për herë të parë, mjekët transplantojnë veshkën e derrit tek njeriu

Mjekët kanë kryer transplantin e parë të një veshke të modifikuar gjenetikisht nga një derr tek njeriu, njoftuan të enjten.

Operacioni katër orësh u krye të shtunën në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets, i cili ishte gjithashtu spitali i parë që ka kryer transplantin e veshkave në vitin 1954, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.


Pacienti, Rick Slayman, një menaxher 62-vjeçar tek Departamenti i Transportit të Massaçusetts, i cili ishte diagnostikuar me sëmundje të veshkave në fazën përfundimtare, është duke u shëruar dhe pritet të dalë së shpejti nga spitali.

Mjekët thanë të enjten se veshka e tij e re mund të zgjasë me vite, por gjithashtu pranuan se ka shumë të panjohura në për transplantimin e organeve nga kafshët te njeriu.

Në një deklaratë me shkrim të ofruar nga spitali, Slayman tha se ai kishte qenë pacient në programin e transplantit të spitalit për 11 vjet.

Atij iu ishte transplantuar veshka e një njeriu në vitin 2018, pasi jetoi me diabet dhe presion të lartë të gjakut për shumë vite. Ajo veshkë filloi të shfaqte shenja dështimi pesë vjet më vonë, dhe ai rifilloi dializën në vitin 2023.

Kur ai u diagnostikua me sëmundje të veshkave në fazën përfundimtare vitin e kaluar, tha ai, mjekët e tij i sugjeruan që të provonte një veshkë derri. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori