LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë ftohet në përfaqësuese, Altin Morina: Pres maksimumin e bashkëlojtarëve kundër Hungarisë dhe Polonisë

Për herë të parë ftohet në përfaqësuese, Altin Morina: Pres maksimumin e bashkëlojtarëve kundër Hungarisë dhe Polonisë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll po vijon përgatitjet para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës, ‘Kina 2019’.

Në kampin e skuadrës sonë ka entuziazëm para dy përballjeve të radhës, ato ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Pjesë e kampit të “Dardanëve” janë edhe disa lojtarë që për herë të parë do të mund të veshin e fanellën e ekipit.


Një prej tyre është edhe Altin Morina, i cili në një prononcim të shkurtër për RTV Dukagjinin, tha se ndihet krenar se do të përfaqësojë ngjyrat e shtetit të Kosovës.

“Është hera e parë që marr pjesë në ekipin e përfaqësueses dhe është një ndjenë shumë e bukur. Për momentin është duke shkuar shumë mirë. Kemi dy lojë të vështira para nesh, por pres që të japim maksimumin të gjithë lojtarët”, tha basketbollisti i klubit të Bashkimit.

Gjithashtu edhe ndihmës trajneri Andin Rashica dhe basketbollisti Dardan Berisha kanë pohuar se janë optimist se do të arrijnë rezultatet pozitive.

Kosova me 28 qershor do të përballet me Hungarinë derisa me 1 korrik ndeshjen e fundit të grupit me Poloninë.

Aktualisht përfaqësuesja gjenden në pozitën e fundit në Grupin C në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Kina 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori