LAJMI I FUNDIT:

Për të humbur peshë, shikoni filma horror

Për të humbur peshë, shikoni filma horror

Duke u bazuar në disa analiza të bëra nga hulumtuesit amerikanë, shikimi i filmave të frikshëm ka një numër të madh të përparësive, duke përfshirë djegien e kalorive dhe rritjen e disponimit të njerëzve.

Interesant sa fitimprurës filmat horror mund të jenë në varësi prej dy gjërave: se sa i frikshëm të duket filmi që jeni duke shikuar dhe se sa shumë në të vërtetë doni të jeni të frikësuar, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit kanë marrë 10 njerëz për të shikuar filma horror dhe ua kanë kontrolluar të rrahurat e zemrës, marrjen e oksigjenit dhe lirimin e dyoksidit të karbonit.

Ata kanë gjetur se si ekspozimi i tyre ndaj stimulimeve të frikshme i detyron ata të lëshojnë më shumë adrenalinë, çka autori i studimit, Richard Mackenzie, shpjegon se e nxitë sistemin nervor të reagojë.

Kur të nxitet ky reagim, trupi fillon të djegë kalori, përderisa liron sheqer në gjak – gjithashtu e detyron rritjen e  gjakut në metabolizëm duke shkaktuar djegie të sheqerit pa pasur nevojë për oksigjen.

Ka më shumë përfitime se vetëm humbja e peshës, një studim ka treguar se shikimi i filmave horror mund jetë arsyeja pse trupi liron qeliza të bardha të gjakut.

Kjo prapë është e lidhur me mënyrën se si reagon sistemi nervor dhe u mundëson njerëzve t’i luftojnë infeksionet, si dhe e rritë sistemin e imunitetit.

Më shumë, një film i frikshëm mund të përmirësoj disponimin, si një kundër- intuitë e asaj që duket.

Ekspertët tregojnë se si pas ndjenjës së frikës, ata kanë tendencë të ndihen më pak në ankth, më pak të frustruar dhe më të lumtur.

Tani, para se t’i ulni të afërmit e sëmurë për të shikuar maratona filmash të frikshëm, duhet të tregojmë se ekziston edhe diçka që duhet të dini – personat i gëzojnë përfitimet shëndetësore vetëm nëse kanë vendosur të frikësohen nga ta.

Kjo do të thotë se duhet të jeni adhurues i filmave horror në vend të  parë për të pasur përfitime. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori