LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të uljes së nivelit të grimcave PM10, hiqen masat e jashtëzakonshme në Qytetin e Shkupit

Për shkak të uljes së nivelit të grimcave PM10, hiqen masat e jashtëzakonshme në Qytetin e Shkupit

Prej nesër hiqet transporti falas, konfirmoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp në të cilën e prezantoi Buxhetin për Qytetin e Shkupit për vitin 2018.

“Masa do të vlejë sot, ndërsa prej nesër kthehemi në regjimin e rregullt të funksionimit duke e pasur parasysh se kanë ndryshuar kushtet klimatike të cilat sollën deri në vendosjen e masave të jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për masa për të cilat kemi normativa saktë të konfirmuara kur do të zbatohen dhe çdoherë kur do të plotësohen kushtet këto masa do të zbatohen”, tha Shilegov, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Ai mendon se qytetarët nuk e kanë shfrytëzuar masën e jashtëzakonshme për transport falas publik, por, siç theksoi, ka mirëkuptim për këtë sepse koncepti për transport publik urban është mjaft i gabuar.
“Pikërisht për këtë investojmë mjete në përpunimin e transportit të ri publik në vitin 2018. Ndotja është punë në të cilën të gjithë duhet të marrim pjesë si qytetarë. Obligimi im si kryetar është që t’i sjell vendimet për ta përmirësuar mjedisin jetësor dhe ajrin e ambientit”, theksoi Shilegov.


Masa për transportin publik falas u vendos dje për shkak të ndotjes së madhe të ajrit në dy ditët e fundit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori