LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të një borxhi, së bashku me vëllanë ia dogjën trupin – detaje për vrasjen e Shkodran Bytyqit

Për shkak të një borxhi, së bashku me vëllanë ia dogjën trupin – detaje për vrasjen e Shkodran Bytyqit

Shkodran Bytyqi, baba i dy fëmijëve, është gjetur i vrarë dhe i djegur të enjten rreth orës 19:00, në mes të fshatit Gadime dhe Kishnapol.

Sipas Prokurorisë së Ferizajt, deri të vrasja ka ardhur shkaku i një borxhi në shumë prej 40 mijë eurosh, që i dyshuari për vrasje ia kishte viktimës.


Për këtë rast janë arrestuar dy persona, derisa mbrëmë Gjykata Themelore në Ferizaj u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në mes të fshatit Gadime të Lipjanit dhe Kishnapol të Gjilanit, të enjten, është gjetur pa shenja jete dhe i djegur, Shkodran Bytyqi nga Ferizaj. Ai ishte raportuar si i zhdukur më 8 dhjetor.

Bytyqi, i cili ka lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijët, dyshohet së është vrarë ditën kur edhe është zhdukur.

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt kanë dhënë detaje se si ka ndodhur vrasja. Sipas dyshimeve të para, arsyeja që solli deri të vrasja ka qenë një mosmarrëveshje rreth një borxhi.

“I pandehuri T.L. dyshohet se më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë – Komuna Ferizaj, ka privuar nga jeta viktimën Sh. B., pas një mosmarrëveshje mes tyre e cila ka rrjedhur si rezultat i një borxhi që i dyshuari ia kishte viktimës, në shumë prej 40,000 euro dhe meqë i pandehuri nuk kishte arritur të siguronte këtë shumë të parave, afër një shkolle në fshatin Suriqnë dhe pas një grindje paraprake e qëllon me armë në kokë nga mbrapa tani të ndjerin Sh.B, duke e lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas thërret vëllanë e tij – të dyshuarin D.L. dhe së bashku e marrin trupin e viktimës dhe e dërgojnë në fshatin Kishnapole, ku e hedhin në një përroskë ku më pas i pandehuri T.L. e spërkat trupin e pa jetë me benzinë dhe ia vë flakën”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Tutje, Gjykata ka njoftuar se Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Bytyqi ishte raportuar si i zhdukur, gjatë javës së kaluar.

Rastin në Polici e kishte paraqitur babai i tij, i cili kishte thënë se i biri është larguar nga shtëpia, sipas tij për shkak të një borxhi.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se i biri i tij mashkull K-Shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi dyshon se për shkak të një borxhi, viktima është larguar”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori