LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të marramendjes së shpeshtë, një herë marrja e gjakut, pastaj skaneri

Për shkak të marramendjes së shpeshtë, një herë marrja e gjakut, pastaj skaneri

Edhe pse shumica janë të bindur që për shkak të shfaqjes së marramendjes do të duhej t’i bëni një skaner kokës, metoda e parë me të cilën mjekët do të provojnë të zbulojnë shkaktarin e këtij çrregullimi të ekuilibrit është analiza e gjakut dhe e urinës

Reklama

Hulumtimet biokimike janë shumë të rëndësishme, sepse me to përjashtohet që pacienti vuan nga glikemia e parregulluar, më saktësisht nga rënia e nivelit të sheqerit në gjak, anemia, çrregullimi metabolik, disbalanca e elektroliteve, si edhe a është fjala për ndonjë inflamacion.

Vetëm pas këtyre analizave pacientin e dërgojmë në rëntgen për të shikuar unazat e qafës, në kontrollim te ftiziatri dhe në fund te specialisti i ORL-së, i cili përcakton në cilin drejtim do të duhej të shkonin hulumtimet e mëtejshme.

Fotografia e rëntgenit të unazave të qafës është masë e rëndësishme, sepse pikërisht çrregullimi i strukturës dhe i pozitës së unazave të qafës janë shkaktar i shpeshtë i marramendjes, transmeton Telegrafi.

Kur pacienti të arrijë te specialisti i ORL-së do të thotë që në radhë është hulumtimi i qendrës së balancimit, gjë që tregon për problemin serioz.

Marramendjen serioze e përcjellin: alivanosja, pengesa në ecje, ndjenja e të rrëzuarit, ndjenja që pacientin dikush e shtyn, e tërheq anash, dhembja e kokës, zukama e veshëve, dobësimi i të dëgjuarit, dëmtimi i shikimit, humbja e fuqisë, e orientimit, e komunikimit me rrethin…

Skaneri dhe rezonanca magnetike e kokës dhe e unazave të qafës janë të fundit në një sërë procedurash diagnostike të cilat aplikohen.

Para kësaj, në dispozicion janë edhe ultrazëri i enëve të gjakut të qafës dhe të kokës, elektroencefalografia, hulumtimi i funksionit të gjëndrave tiroide, niveli i vitaminës B12, kontrollimi i kardiologut, oftalmologut, kirurgut, neurootologut, neurokirurgut, epileptologut… /Telegrafi/

Në trend Shendetesi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Pesë gjërat që mjekët nuk i bëjnë gjatë sezonit të të ftohtit dhe gripit

Pesë gjërat që mjekët nuk i bëjnë gjatë sezonit të të ftohtit dhe gripit

Shëndetësi
Cili ushqim e shkakton kancerin e cili jo: E vërteta prapa të gjitha miteve rreth ushqimeve

Cili ushqim e shkakton kancerin e cili jo: E vërteta prapa të gjitha miteve rreth ushqimeve

Nutricion
Zbulimi i hershëm shpëton jetë - muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Zbulimi i hershëm shpëton jetë - muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

KosovaMed Healthcare
Disa nga ushqimet që nuk preferohen për shëndetin e zorrëve

Disa nga ushqimet që nuk preferohen për shëndetin e zorrëve

Të njohim produktet
A keni nevojë për më shumë gjumë?

A keni nevojë për më shumë gjumë?

Shëndetësi
Kalo në kategori