LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të këtij gabimi lulet e dhomës shpejt ju vyshken edhe pse i ujisni rregullisht!

Për shkak të këtij gabimi lulet e dhomës shpejt ju vyshken edhe pse i ujisni rregullisht!

Në bioritmin e bimës ndikon drita e diellit

Veç njerëzve dhe kafshëve të cilëve bioritmi ua dikton kohën kur do të duhej të hanë apo të shkojnë të flenë gjumë edhe bimët e kanë orën e tyre të brendshme apo orën biologjike, janë njohuri deri te të cilat është arritur në Gjermani, transmeton Telegrafi.


Ora biologjike e bën një sërë ritmesh brenda periudhës së caktuar, të definuar si kohë e nevojshme që të përfundohet në cikël prej 24 orësh, sa i nevojitet Tokës që të sillet rreth boshtit të vet.

Bimët e dallojnë natën dhe ditën

“Bimët dinë kur është ditë dhe kur është natë në bazë të nivelit të sheqerit të cilën e përmbajnë”, thotë Frank Werner nga Shoqata gjermane për bimë zbukuruese.

Sheqeri prodhohet me fotosintezë, ndërkaq bimëve u është e nevojshme drita e diellit në mënyrë që ta realizojnë këtë proces.

Edhe bimët kanë orën e tyre të brendshme (biologjike) e cila dikton kur do të duhej t’i hapin, por edhe kur t’i mbyllin petalet e veta.

Ekzistimi i bioritmit është i nevojshëm në mënyrë që bimët të përgatiten për natën kur është e nevojshme të absorbojnë energjinë e dritës, por edhe për pjesën tjetër të ditës kur mund të zhvillohet fotosinteza.

Mos i zhvendosni lulet

Momenti i perëndimit të diellit është koha kur bimët i mbyllin lulet e tyre.

Shumica e njerëzve gabojmë kur i zhvendosin lulet e tyre në ndonjë vend tjetër, me çka çrregullojnë orën e tyre biologjike dhe për atë shkak rriten më ngadalë.

Prandaj, Verneri propozon që gjatë kultivimit të bimëve, mos ua çrregulloni bioritmin, sepse vetëm ashtu do të piqen në kohë. /Telegrafi/