LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të coronavirusit anulohen aktivitetet për shënimin e Ditës së të Pagjeturve

Për shkak të coronavirusit anulohen aktivitetet për shënimin e Ditës së të Pagjeturve

Akademia Përkujtimore në Mejë, Gjakovë dhe Marshi Përkujtimor në Prishtinë, si aktivitete të përvitshme, për shënimin e 27 Prillit – Dita e të Pagjeturve të Kosovës, nuk do të mbahen për shkak të pandemisë COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZHK) dhe Shoqatën ’27 Prilli 1999 Mejë’.


Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me KKAFZHK dhe Shoqatën ’27 Prilli 1999, Mejë, ftojnë familjarët e personave të zhdukur dhe gjithë qytetarët që përkujtimi dhe homazhi për të zhdukurit dhe gjithë të rënët për lirinë e vendit, këtë vit, të bëhet duke respektuar masat e caktuara nga institucionet kompetente në parandalimin dhe luftimin e pandemisë, përmes të cilave ndër të tjera ndalohen edhe tubimet në masë.

27 Prilli, përvjetori i Masakrës së Mejës ku u vranë e zhdukën 376 shqiptarë, por edhe Dita për Persona të Zhdukur, e shpallur me vendim të Kuvendit në nderim të viktimave të kësaj masakre dhe gjithë të zhdukurve si pasojë e luftës në Kosovë, përkujton se në luftë nuk ka humbje më të madhe se sa rrëmbimi dhe zhdukja e më të dashurve, thuhet në komunikatë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur do të vazhdojnë të jenë në angazhim dhe përpjekje të vazhdueshme që familjeve të personave të zhdukur t’ua lehtësojmë barrën e pritjes dhe ankthit të pritjes t’i vijë fundi.

Me këtë rast i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shtojnë trysnin ndaj Serbisë për të qenë më bashkëpunuese në këtë proces, para se gjithash për të hapur arkivat e ish-Ushtrisë Jugosllave dhe për të ofruar informatat mbi fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur.

Ndryshe, edhe 1641 persona, vazhdojnë të jenë të evidentuar të zhdukur si pasojë e luftës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori