LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të bllokadës së porteve të Detit të Zi, gruri ukrainas filloi të eksportohet përmes Kroacisë

Për shkak të bllokadës së porteve të Detit të Zi, gruri ukrainas filloi të eksportohet përmes Kroacisë

Drithërat e Ukrainës nisën të eksportohen përmes porteve kroate, duke qenë se portet e saja në Detin e Zi janë bllokuar për shkak të agresionit rus ndaj këtij vendi.

Këtë e tha zëvendëskryeministrja e parë dhe ministrja e Ekonomisë ukrainase, Julija Sviridenko gjatë një takimi me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.


“Druri ukrainas ka filluar të eksportohet përmes porteve kroate. Ne jemi mirënjohës për këtë mundësi. Kjo rrugë tregtare, edhe pse e kufizuar, është tashmë e njohur. Ne jemi gati ta zhvillojmë atë duke zgjeruar mundësitë e korridorit të transportit. Ne besojmë se kjo logjistikë, rruga do të luajë një rol të rëndësishëm në tregtinë dypalëshe midis vendeve tona edhe pas luftës”, tha Sviridenko.

Ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e zgjidhjes së përbashkët të çështjes së kufizimeve në eksportet ukrainase, raporton aljazeera.

Gjithashtu, në takim u ngrit edhe çështja e përshpejtimit të lokalizimit të prodhimit të pajisjeve për heqjen e minave.

“Ne diskutuam gjithashtu përgatitjet për konferencën e çminimit që do të mbahet në Zagreb në tetor të këtij viti. Kjo ngjarje e rëndësishme duhet të ndihmojë në koordinimin e përpjekjeve të partnerëve ndërkombëtarë për pastrimin e minave në vendin tonë”, tha Sviridenko. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli gjen tre trupa të pajetë të pengjeve që i kishte rrëmbyer Hamasi

Izraeli gjen tre trupa të pajetë të pengjeve që i kishte rrëmbyer Hamasi

Azia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Ukrainasit sulmojnë edhe një terminal rus të naftës

Ukrainasit sulmojnë edhe një terminal rus të naftës

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori