LAJMI I FUNDIT:

Watts: Për Rusinë, Trump ishte një levë, jo një objektiv

Watts: Për Rusinë, Trump ishte një levë, jo një objektiv
U.S. President Donald Trump and Russia's President Vladimir Putin talk during the family photo session at the APEC Summit in Danang, Vietnam November 11, 2017. REUTERS/Jorge Silva - RC1B1EDB0E40

Ka kaluar një vit që kur dëshmova në Komitetin e Inteligjencës të Senatit, mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Zbulimet nga akuzat e prokurorit special Robert Mueller, kanë dhënë që nga ajo kohë shumë detaje se si Rusia ka ndërhyrë në demokracinë tonë, megjithatë amerikanët duken më të hutuar rreth çështjes së marrëveshjes së mundshme me Rusinë.


Ky është në njëfarë mënyre dizajni i Rusisë. Infiltrimi dhe ndikimi i saj në Amerikë, është i vështirë për t’u kuptuar, madje edhe kur shumë detaje rreth përpjekjeve ruse për ndikim.

Një pjesë e mirë e fokusit në hetimin e Mueller ka rënë mbi Donald Trump: A e pengoi ai hetimin? A ishte ai një “Kandidat Mançurian”, apo vetëm një aleat rus, për shkak të ideologjisë apo interesave të biznesit?

Sipas Clint Watts, në cilësinë e një agjenti të posaçëm të FBI-së, i cili e ka vëzhguar infiltrimin e Kremlinit në Amerikë që nga viti 2014, përgjigja nuk mund të ketë dilema.

Një qasje standarde ruse, do të kishte ndikuar tek zoti Trump përmes kopjeve të tij zoti Gates dhe Paul Manafort, sesa nëpërmjet komandës direkte nga një individ, në këtë rast, kandidatit dhe pastaj presidentit.

Shërbimi i inteligjencës ruse, zhvillon mundësi dhe shtigje përgjatë shumë viteve; teksa lindin objektivat – si zgjedhja e Donald Trump – ata përqendrohen dhe angazhohen në të gjitha pikat kontaktuese në dispozicion.

Zbulimi i javës së kaluar rreth lidhjes së Gates, është një tjetër provë që e mbështet këtë pikëpamje. Përpjekjet e Rusisë për të ndikuar, të njohura nga Kremlin me nofkën “Masat Aktive”, nuk kërkojnë një rrugë të vetme drejt ekipit Trump.

Në vend të kësaj, ata synonin një spektër të gjerë amerikanësh me ndikim, për të synuar lehtësisht politikat e tyre të preferuara ndaj kundërshtarëve kryesorë dhe kundërshtarëve të huaj. Shërbimet e inteligjencës ruse, vendosin objektivat e fushatës dhe komprometojnë objektivat e huaja nëpërmjet spiunazhit, por fokusi i tyre kryesor është të rekrutojnë agjentë të ndikimit.

Në mënyrë tipike, Kremlini përdor morinë e surrogatëve dhe të mbështeturve prej tij që ofrojnë nxitje biznesi, informacionet ose kërcënimet që mund të shpjegohen individualisht rastësisht duke maskuar vargjet dhe duke tërhequr fijet e kukullave të Kremlinit për objektivat e paravendosura.

Kur u thirrën nga Kremlini, oligarkët, kontraktorët, kriminelët dhe spiunët (të tanishëm ose të mëparshëm), ofruan mekanizma leva për të avancuar sulmin e presidentit Vladimir Putin ndaj demokracive perëndimore.

Tek Trump dhe fushata e tij, Putin vërejti një mundësi të artë, një njeri i famshëm lehtësisht i inkuadruar, i motivuar nga fama dhe pasuria, një rishtar në politikën e jashtme i rrethuar nga oportunistë të pambrojtur, të hapur për manipulim dhe të pavetëdijshëm për aftësinë e madhe ruse të subversionit.

Putin ia doli të ketë sukses aty ku paraardhësit e tij sovjetikë dështuan, duke shfrytëzuar paratë dhe hapësirën kibernetike, për të depërtuar në një mënyrë të butë, dhe për të ndikuar tek amerikanët, duke ruajtur qëndrueshmërinë e përpjekjeve të tyre. Dhe loja e nëndheshme e Kremlinit, me ndërmjetësit që lehtësojnë komunikimin ndërmjet agjentëve, u zhvillua në një formë më komplekse.

Secila nga aktakuzat e Mueller, hedh dritë tek më shumë mënyra të ndikimit të Kremlinit në rrethin e brendshëm të Presidentit Trump. Van Der Zwaan, vjehrri i të cilit është oligarku ruso-gjerman Khan, i gënjeu hetuesit për bisedat e tij me zotin Gates, zv/drejtuesin e fushatës së Trump dhe një Personi A, të cilin FBI e vlerësoi si agjent të zbulimit rus, dhe për të cilin shumëkush beson se është Konstantin Kilimnik, një bashkëpunëtor si i zotit Gates ashtu edhe zotit Manafort, një menaxher i fushatës Trump.

Faktet për synimin e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhje janë të shumta, dhe dokumentacioni i marrëveshjes së anëtarëve të fushatës Trump jo vetëm që ekziston, por po shtohet në sasi. Hetimi i prokurorit special të çon përfundimisht në dy pyetje. Së pari, a ka pasur Presidenti Trump apo ndonjë anëtar i fushatës së tij vullnet për të koordinuar veprimet e tyre me Rusinë? Dhe a e bënë këtë me dashje?

Anëtarët e fushatës Trump sigurisht që ranë dakord me përpjekjet e ndikimit rus, disa me dëshirë, disa ndoshta me vetëdije. Presidenti e mohon ndikimin e Kremlinit, apo se nuk ka qenë ka qenë në dijeni të manipulimit nga miqtë e Putinit.

Për Putin, ka të ngjarë që të jetë realizuar gjithçka që ai shpresonte, Amerika ishte e mbushur me armë luftarake politike dhe ishte e zhytur në hetime, një aleancë e dobësuar e NATO-së e prekur nga agresioni dhe një President i Shteteve të Bashkuara që kërkonte adhurimin e tij, kokëfortë dhe në padijeni ndaj tollovisë së madhe që Kremlini i kishte orkestruar. Problemi për Presidentin, është se injoranca nuk është imunitet. Problemi për Amerikën, është se injoranca mbi ndërhyrjen ruse është dobësi. /The New York Times /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori