LAJMI I FUNDIT:

“Për Rugovën nuk folën ata që do duhej të flisnin”, Isa Mustafa reagon pas konferencës së LDK-së “Rugova dhe Perëndimi”

“Për Rugovën nuk folën ata që do duhej të flisnin”, Isa Mustafa reagon pas konferencës së LDK-së “Rugova dhe Perëndimi”

Ish-kryetari i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me një konferencë të organizuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës dhe ndaj atakimit të figurës së presidentit historik nëpër studio televizive.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës disa e shfrytëzuan për ta sulmuar dhe denigruar figurën presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili i vuri themelet e çlirimit dhe të pavarësisë.

“Për Rugovën nuk folën ata që do duhej të flisnin. Disa kanë vdekur, disa nuk u ftuan të flasin, disa nuk janë aty ku është mikrofoni e disa po bëjnë politika ditore me emrin dhe figurën e tij për interes të tyre. Rugova nuk ka nevojë të mbrohet nga askush, sepse atë e mbron dhe e madhëron vepra e tij”, ka shkruar Mustafa, transmeton Telegrafi.


Ai më tej ka thënë se “nuk shkruhet historia duke e cilësuar Rugovën si paranojak, sepse paranojakët nuk krijojnë vepra kombëtare, siç i krijoi Rugova. Aq më pak nuk thuhet e vërteta nëse ia mvesh dikush,  që nuk e ka dashur Rugovën asnjëherë, që ai ka kërkuar azil në Gjermani”.

“Unë kam qenë në Bon, si anëtar i qeverisë në ekzil, kur ka ardhur Rugova me familje të ngushtë nga Italia në maj të vitit 1999. Qeveria jonë ka qenë e interesuar që  Rugova të qëndrojë aty për një kohë dhe të punojmë së bashku deri sa të kthehemi në Kosovë. Që qeveria e Kosovës (jo ajo gjermane) ti mbulojë shpenzimet e qëndrimit dhe të aktivitetit të tij”, ka shkruar Mustafa.

Ai gjithashtu ka thënë se “askush nuk e ka menduar as përmendur azilin”.

“Së fundmi azil nuk kishim kërkuar asnjëri nga ne që qëndruam 9 vite në ekzil, (as dr. Bujar Bukoshi, as dr. Muhamet Bicaj, as Halit Muharemi, as unë).  Pas disa ditësh Presidenti Rugova u kthye në Itali. Qeveria dhe populli italian u treguan atëbotë mikpritës dhe më të kujdesshëm  ndaj Rugovës”,  ka shkruar Mustafa.

Haliti: Ibrahim Rugova ka kërkuar azil në Gjermani, thoshin se UÇK-ja do ta vrasë nëse vjen në Kosovë
Lexo po ashtu Haliti: Ibrahim Rugova ka kërkuar azil në Gjermani, thoshin se UÇK-ja do ta vrasë nëse vjen në Kosovë

Ndryshe, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka organizuar Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”. Por, nga media dhe figura të ndryshme u kritikua kreu i kësaj partie se në panelin e diskutuesve në këtë konferencë, kishte ftuar njerëz që i përkasin orientimit politik majtistë dhe që në të kaluarën nuk e kanë vlerësuar figurën e presidentit Rugova.

Gjithashtu, deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, në një studio televizive e ka komentuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke thënë se ai kishte kërkuar azil politik në Gjermani gjatë kohës së pasluftës, por kërkesa e tij ishte refuzuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla reagon ndaj deklaratës së Burim Ramadanit: Nuk jam sulmuar asnjëherë në Ujman

Sveçla reagon ndaj deklaratës së Burim Ramadanit: Nuk jam sulmuar asnjëherë në Ujman

Lajme
Eksperti i sigurisë kibernetike hedh dyshime për skemë piramidale me kriptovaluta në Prishtinë

Eksperti i sigurisë kibernetike hedh dyshime për skemë piramidale me kriptovaluta në Prishtinë

Lajme
Daçiq: Ekstradimi i Ramadanit në Serbi është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut

Daçiq: Ekstradimi i Ramadanit në Serbi është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut

Politikë
Vrasja e Marigona Osmanit, i akuzuari Krivaqa: Nuk ishte e qëllimshme

Vrasja e Marigona Osmanit, i akuzuari Krivaqa: Nuk ishte e qëllimshme

Drejtësi
Me aparatura të avancuara, hapet Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2”

Me aparatura të avancuara, hapet Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2”

Elfije Boletini
1.2 milionë pushues nga Kosova, operatorët: Nuk vijnë të gjithë si turistë, përdorin Rinasin për të ikur jashtë

1.2 milionë pushues nga Kosova, operatorët: Nuk vijnë të gjithë si turistë, përdorin Rinasin për të ikur jashtë

Lajme
Kalo në kategori