LAJMI I FUNDIT:

Për pesë muaj, ATK shqiptoi 3 mijë e 534 gjoba në vlerë 1.2 milion euro

Për pesë muaj, ATK shqiptoi 3 mijë e 534 gjoba në vlerë 1.2 milion euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se inspektorët tatimor për pesë mujorin e parë të këtij viti kanë realizuar 15,276 vizita përmbushëse tek bizneset, si rezultat i konstatimeve në teren janë lëshuar 3,534 gjoba mandatore, si dhe 184 gjoba për mallin e gjetur pa dokumentacion.

“Vlera e gjobave mandatarë shkon deri në 1.2 milion euro, kurse sa i përket mallit pa dokumentacion 155, 387 euro. Aktivitetet operative të cilat realizohen bazuar ne Planin Vjetorë të punës, kanë hasur edhe në konstatime tjera, siç është ajo e mungesës në stoqe, qarkullimit dhe tatimit shtesë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.


ATK shton se aktivitetet operative të kryera kanë dhënë rezultat në rritjen e të hyrave.

“Për këtë periudhë kemi rritje  për 70.2 milion euro  apo 28.9%, ku totali i inkasimit arrin vlerën e 312.7 milion euro. Trajtimin e evazionit tatimor përveç me aktivitete rutinore, hetime tatimore, ATK do ta bëjë edhe përmes projekteve përmbushëse, si ai në fushën e ndërtimtarisë, gastronomisë/hotelerisë, mallit pa dokumentacion dhe mungesës në stoqe, si dhe mos-deklaruesve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kalo në kategori