LAJMI I FUNDIT:

Për perfeksionizmin fajtore janë gjenet, sepse ambicia trashëgohet

Për perfeksionizmin fajtore janë gjenet, sepse ambicia trashëgohet

Fëmijët e prindërve ambiciozë, të cilët janë të fokusuar qartë në qëllimin e tyre, pothuajse sigurt edhe vetë do të jenë të tillë, por me perfeksionizëm lidhen edhe mosbesimi në vete dhe prirja ndaj ankthit.

Njerëzit lindin si perfeksionistë, ndërsa në këtë karakteristikë të personalitetit nuk ndikojnë edukata ose përvoja, por gjenet, pohojnë shkencëtarët nga Universiteti në Michigan. Ata kanë zbuluar se si fëmijët, prindërit e të cilëve janë ambiciozë dhe të orientuar në arritjen e rezultateve më të mira, me çfarëdo që merren, edhe vetë kanë karakteristika të ngjashme psikologjike, ka vërtetuar studimi në 340 binjakë të moshës prej 12 deri 22 vjeç.

Edhe pse perfeksionizmi është karakteristikë e dëshirueshme trashëguese sepse rriten shanset për sukses në karrierë, me të shpesh lidhen edhe prirja ndaj problemeve dhe pasiguria në mundësitë personale, shkruan Daily Mail.


Një nga aktoret e njohura hollivudiane, Gwyneth Paltrow, ka pranuar të jetë perfeksioniste e madhe, dhe këtë e konsideron një nga të metat e saj më të mëdha. Ajo pohon se si perfeksionizmin me siguri e ka trashëguar nga nëna e saj, aktorja Blythe Danner. Me të pajtohet edhe aktorja e re Emma Watson, e cila perfeksionizmin e saj ua veshë prindërve të saj avokatë. Shembuj për prirjen e trashëguar ndaj perfeksionizmit ka edhe në botën e sportit, dhe kështu nëna e lojtarit të madh të tenisit, Andy Murray, Judy Murray është perfeksioniste e njohur, sikurse edhe djali i saj.

"Po kështu edhe mungesa e perfeksionizmit e cila shpesh përshkruhet si sjellje e shkujdesur, e parregullt ose impulsive, po ashtu ka komponentë të fortë gjenetikë dhe përcillet nga prindërit në fëmijë", – ka thënë udhëheqësi i studimit, dr. Jason Moser.
/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Këshilla Lifestyle
Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori