LAJMI I FUNDIT:

”Për Peckon” është motoja e protestave sot (Foto)

”Për Peckon” është motoja e protestave sot (Foto)

Aktivistët e ”Revolucionit Laraman” kanë vendosur që të ja përkushtojnë protestën e sotme figurës së animuar ‘Pecko’ nga autor Darko Markoviq, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë ka ndërruar jetë karikaturisti Darko Markoviq i cili në opinionin e Maqedonisë dhe më gjërë njihet si ”babai” i figurës historike ”Pecko”.


Markoviq lindi në Shkup në vitin 1940. Në vitin 1966 diplomon për arkitekturë ndërsa në vitin 1972 specializon për filma të animuar në Zagreb nën mentorim të mbajtësit të titullit oskar Dushan Vukotiq.

Karrierën su karikaturist e nisi në vitin 1960 duke punuar për disa gazeta në Maqedoni./Telegrafi/

Pecko 3

Pecko 2

Pecko 1

Gjithashtu lexo: Ndërron jetë ”babai” i Peckos (Foto)