LAJMI I FUNDIT:

Për pacientët me tip 2 të diabetit: Patatet e ëmbla mund ta ulin sheqerin në gjak

Për pacientët me tip 2 të diabetit: Patatet e ëmbla mund ta ulin sheqerin në gjak

Tipi 2 i diabetit është sëmundje e cila përfshin problemet ku nuk mund të merrni mjaftueshëm glukozë në qeliza.

Ushqimi luan rol shumë të rëndësishëm në tipin 2 të diabetit, pasi që mund ta kontrollojë ose keqësojë sëmundjen, transmeton Telegrafi.


Ushqimet me përmbajtje të lartë të sheqerit, yndyrat e ndryshme, buka e bardhë, etj. që të gjitha klasifikohen si ushqime të gabuara që e rrisin sheqerin në gjak, nivelet e insulinës dhe promovojnë inflamacion që mund ta rritë rrezikun e sëmundjes.

Me kohën, nivelet e larta të sheqerit në gjak mund t’i dëmtojnë nervat në trup dhe enët e gjakut, e pastaj të shpijnë në sëmundje të zemrës dhe veshkave.

Karbohidratet, proteinat dhe yndyrat klasifikohen si makronutrientë që e furnizojnë trupin me energji.

Ato e kanë efektin më të madh te sheqeri në gjak sepse shndërrohen në sheqer ose glukozë dhe absorbohen në sistem.

Kur pacientët me tip 2 të diabetit konsumojnë shumë karbohidrate apo perime të caktuara, nivelet e tyre të sheqerit në gjak rriten në nivele të rrezikshme.

Sidoqoftë, ka disa perime të cilat faktikisht mund t’u ndihmojnë këtyre pacientëve.

Patatet e ëmbla konsiderohen si ushqim anti-diabetik, fibrat e të cilët ndihmojnë në kontrollimin e glukozës në gjak, menaxhimin e peshës, ndërkaq kaliumi e kontrollon gjakun.

Hulumtimet po ashtu tregojnë se patatet e ëmbla përmbajnë adiponektin, i cili e shpejton metabolizmin dhe e rregullon insulinën.

Ndër tjerash ato kanë indeks të ulët glikemik dhe ju furnizojnë me vitaminë A, e cila është e mirë për shëndetin e syve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori