LAJMI I FUNDIT:

Për një periudhë të shkurtë tre aksidente në autostradën Tetovë – Shkup për shkak të kafshëve të egra

Për një periudhë të shkurtë tre aksidente në autostradën Tetovë – Shkup për shkak të kafshëve të egra

Gjatë fundjavës së kaluar dhe disa ditë më herët, policia e Tetovës ka regjistruar tre aksidenti në rrugën Tetovë – Shkup nga ku arsyeja e aksidentit ka qenë lëvizja e kafshëve të egra nëpër rrugë.

Gjatë këtyre tre aksidenteve, të gjitha në autostradën rreth Grupçinit, bëhet fjalë për derra të egër që kanë goditur automjete. Në këto tre aksidenti është shkaktuar vetëm dëm material dhe s’ka pasur njerëz të lënduar.


“Në këtë rajon edhe pse ka mbrojtëse, kanë arritur tspb ë hynë në autostradë dhe ta rrezikojnë komunikacionin. Edhe qentë endacak sivjet janë ata që nxisin më së shumti kështu lloj aksidente (48). SPB Tetovë me këshillon edhe shoqatat gjahtarë që në kuadër të kompetencave të tyre të ndërmarrin masa rreth këtij lloji egërsirë dhe do të kontribuojnë në sigurinë më të madhe të komunikacionit”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar kishte gjashtë aksidente për me kafshë të egra si derra të egër, lepuj, mace por ka edhe shembuj të tjerë me arushë./Telegrafi/