LAJMI I FUNDIT:

Për një jetë të rehatshme me familje – Linda Premium Residence

Për një jetë të rehatshme me familje – Linda Premium Residence

Një jetë e rehatshme, pranë familjes, në një ambient të ngrohtë, komod e të sigurt, sigurisht se është qëllim i gjithsecilit.

Jeta dinamike dhe vet koha moderne në të cilën po jetojmë kanë bërë që një pjesë e madhe e njerëzve të preferojnë të jetojnë në banesë me familje. Kjo për shkak se atyre u përshtatet shkaku i afërsisë me qytetin, mirëmbajtjes më të lehtë, sigurisë dhe qasjes më të madhe në çdo gjë.

Duke marrë parasysh se vendimi për ta blerë një banesë nuk është aspak i lehtë sepse është vendim afatgjatë dhe ju prek juve me familjen, Linda Premium Residence, kompleksi që po jetësohet nga Al Trade Center, është përkujdesur që t’jua lehtësojë sa më shumë këtë vendim.

Këtë lehtësim e ka bërë duke ju siguruar kushtet më të mira në kryeqytet, të cilat e bëjnë kompleksin ideal për një jetë të rehatshme me familje.

Kopshti për fëmijë, barnatorja e mjeku, pishina, fitnesi, spa & sauna – që të gjitha gjenden në lagje në mënyrë që banorët t’i shmangin distancat e largëta dhe të ndihen sa më komod.

Veç kësaj, kualiteti i lartë i ndërtimit që shoqërohet edhe me sistemin “Smart Home” u siguron banorëve që brenda 4 mureve ta përjetojnë ngrohtësinë e ambientit pranë familjes në qetësi e relaks.

Ndër tjerash, Linda Premium Residence ofron edhe parking të mjaftueshëm në të gjitha objektet e veta që lidhen me ura mes vete.

Thënë më thjesht, banorët që bëhen pjesë e këtij kompleksi do t’i kenë të gjitha me një vend – mbi të gjitha do ta kenë rehatinë familjare!

Për t’u bërë pjesë e këtij kompleksi, kontaktoni tani në:

0800 77 770 (pa pagesë), +383(0)49 777 127+383(0)49 318 676, +383(0)44 976 777
info@altradecenter.com
www.altradecenter.com

Artikull i sponzorizuar