LAJMI I FUNDIT:

Nuk respektuan Ligjin anti-COVID-19, Policia e Kosovës shqipton mbi pesë mijë gjoba

Nuk respektuan Ligjin anti-COVID-19, Policia e Kosovës shqipton mbi pesë mijë gjoba
Foto: Ilustrim

Në javën e parë të hyrjes në fuqi të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, i cili parasheh ndëshkime për të gjithë ata që nuk i respektojnë masat e vëna nga qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi pesë mijë gjoba.

Në një përgjigje dërguar Telegrafit nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës, thonë se komunat që kanë më shumë numër të gjobave të shqiptuar janë në Prishtinë, Ferizaj, Pejë, etj.


“Nëse flasim për angazhimet e policisë qe kur ka filluar zbatimi i Ligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, për rreth një javë, janë shqiptuar mbi 5000 gjoba. Më së shumti për nga numri i gjobave përfshihen rajoni i Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj”, kanë thënë nga zyra për informim të Policisë së Kosovës.

Hyn në fuqi Ligji për pandeminë COVID-19, këto janë dënimet e parapara për ata që nuk respektojnë masat
Lexo po ashtu Hyn në fuqi Ligji për pandeminë COVID-19, këto janë dënimet e parapara për ata që nuk respektojnë masat

Ndryshe, u bënë një javë që Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi. Ky Ligj ka 29 nene dhe rregullon anën ligjore, parandalimin, masat për mbrojtje, testimet, trajtimin, kompensimet shtesë, por edhe gjobat për shkelësit e Ligjit e shumë elemente tjera që do ndihmojnë parandalimin e luftimit të pandemisë.

Ky ligj po ashtu trajton masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, çështjen e testimit, diagnozës dhe trajtimit, pastaj prezanton organet kompetente për shqiptimin e masave ndëshkimore, çështjen e lëvizjes në oraret e përcaktuara, pastaj çështjen e aktiviteteve në ambiente private e publike, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori